Sot në orën 22: 30 të mbrëmjes e gjithë bota do të ketë mundësinë të shohë përballë dy nga ekipet më të mira të mometit. Barcelona dhe Reali i Madridit do të diskutojnë trofeun e Super Kupës së Spanjës në aktin e parë, pasi fitues i trofeut do të zgjidhet pas zhvillimit të dy ndeshjeve. Stadiumi “Camp Nou” do të mirëpresë ndeshjen e parë, e cila do të jetë vendimtare për përcatimin e fituesit 7 ditë më pas në “Santiago Bernabeu”. Super sfida, përvec se do të shohë përballë dy rivalë historikë në Spanjë, si Reali dhe Barcelona, do të ketë edhe një tjetër duel midis Ronaldos edhe Mesit, i cili me shumë gjasa do të jetë edhe përcaktues për fituesin e “Topit të Artë”.
Aktualisht Ronaldo është në avantazh, pasi ka fituar kampioantin, ndërsa argjentinasi e përfundoi edicionin vetëm me trofeun e Kupës së Mbretit. Barcelona vjen në sfidën e parë më e avantazhuar, pasi e ka të gjithë grupin në dispozicion, ndërsa madrilenët do të vuajnë mungesën e mbrojtësit Pepe. Trajneri Hose Murinjo pritet të zbresë në fushë me skemën 4-3-2-1. Në portë do të jetë Kasijas, përpara tijë në vijën e mbrojtjes do të rreshtohen Ramos, Albiol, Arbeloa dhe Marcelo, mesfusha do ti besohet Alonsos, Diarras dhe Kedirës. Reparti i sulmit do të përbëhet payshim nga Ronaldo, fantazisti turko-gjerman Mesut Ozil dhe Benzema. Ndërsa Vilanova do ti besojë Valdesit në portë, Pyjol, Pikë, Alvesh dhe Albës në mbrojtje, Buskets, Fabregas dhe Xavi në qendër të fushës dhe vija e sulmit do të përbëhet nga Mesi, Pedro dhe Iniesta. Atmosfera përpara një ndeshje të tillë është si gjithmonë mjaft e nxehtë. Në gjithë globin “El Classico” e parë e edicionit të ri parashikohet të ndiqet nga një miliardë spektatorë.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com