"Energjia", dita e VI, 5 elektriçistë
dhe 6 biznesmenë të arrestua

Aksioni i policisë kundër vjedhësve të energjisë, në ditën e gjashtë të tij, ka vënë në pranga 11 persona, mes të cilëve 5 elektriçistë dhe 6 biznesmenë.

Sipas policisë, na bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, janë kryer kontrolle në 286 raste në të gjihtë vendin ku janë ndërprerë 305 lidhje të paligjshme.

Lidhur me këto raste janë vënë në pranga 11 persona, mes të cilëve 5 elektriçistë të qarkut të Korçës, të akuzuar për shpërdorim detyre. Në pranga kanë rënë edhe 6 pronarë biznesesh në disa qytete të vendit, të akuzuar për vjedhje të energjisë elektrike.

Elektreçistët e arrestuar janë Xhemal Cenolli 51 vjeç, Refik Fero, 64 vjeç, Clirim Pilinci, 37 vjeç, Miri Seidolli 43 vjeç dhe Edmond Mullalli 32 vjeç. Ata mësohet se kanë përpiluar procesverbale fiktive për ndërprerjen e energjisë elektrike për bizneset private në Korçë dhe Devoll, ndërkohë që këta punonjës nuk kanë bërë ndërprerjen reale të energjisë elektrike.

Sipas qarqeve rezultatet paraqiten si më poshtë:

-Në Korçë janë ndaluar 5 persona me detyrë Elektiçistë pranë OSHEE
-Në Durrës është arrestuar 1 person
-Në Elbasan janë arrestuar 2 persona
-Në Fier është arrestuar 1 person
-Në Dibër janë arrestuar 2 persona

Ashtu siç u paralajmërua aksioni vijon në të gjithë vendin për të zbuluar abuzuesit që vjedhin energjinë elektrike, ndërsa policia e shtetit thekson se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno

Procesi/ Presidenti dhe kriminel i dënuar, vendimi historik ndaj Trump për rastin e yllit porno