"Epiri i Jugut, Çamëria", zbardhen të gjitha misteret

"Epiri i Jugut, Çamëria", zbardhen të gjitha misteret
TIRANE- “Epiri i Jugut, Çamëria” (UET Press) u promovua në Universitetin Europian të Tiranës. Libri është një kontribut i përbashkët i një grupi studiuesish të mirënjohur si Romeo Gurakuqi, Sami Repishti, Ferit Duka, Ledia Dushku, Ksenofon Krisafi, Fatmira Rama, Selman Sheme dhe Mentor Nazarko.

Profesor Romeo Gurakuqi si drejtues shkencor i projektit, dhe njëri prej autorëve të librit tha se ky botim është një përpjekje për njohjen së vërtetës historike të periudhës moderne të rajonit tokësor ku dy blloqe kompakte etnike, greke dhe shqiptare, bashkohen së bashku në Epir.

“Është një përpjekje për të njohur historinë e ndarjes së dy kombeve tona, nga robëria osmane drejt lirisë së shtet formimit, një ndarje kjo mjaft e mundimshme”, u shpreh Gurakuqi. Ndërsa historiani Ferit Duka, i mëshoi faktit që çështja çame përveç trajtimit politik të saj, kërkon edhe një trajtim nga ana historike. “Politikat që ndërtohen sot nga subjekte të ndryshme në të dy shtetet, duhet të kenë një mbështetje shkencore, e zhveshur nga sloganet dhe politizimet, në mënyrë që të zbardhen të gjitha misteret që lidhen me Çamërinë”, - u shpreh Duka.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike