TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka ftuar sot edhe një herë të rinjtë që që të dërgojnë ëndërrat e tyre në aplikacionin “Ëndrra ime 2015!”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka falenderuar 734 idetë dhe ëndërrat e dërguara deri më tani nga të rinjtë, ndërsa thekson se fituesit të cilët do të shpallen më 15 Mars, do të marrin edhe mbështetjen e tyre për t’i realizuar idetë më të spikatura.
 
“Faleminderit për të gjitha 734 idetë dhe ëndrrat që keni ndarë me ne përmes aplikacionit Ëndrra Ime 2015! Fituesit që do të mbështeten për realizimin e ideve të tyre të spikatura, do të shpallen më 15 Mars. Por ndërkohë të gjithë ju që ëndrrat tuaja patët kurajon t’i ktheni në një plan konkret, jeni fitues, sepse siç e ka thënë dhe Laura Ingalls Wilder, askush nuk ka arritur ndonjëherë diçka, që nga më e vogla deri tek më e madhja, pa patur si fillim një ëndërr.” shkruan Rama
 
Aplikacioni “Ëndrra ime 2015!” u lançua në fillimin e këtij viti nga ana e qeverisë, ku ftohen të gjithë të rinjtë që të dërgojnë idetë dhe ëndërrat e tyre në këtë aplikacion. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)