Televizioni shtetëror i Rusisë. "Channel One", ka refuzuar ofertën e bërë nga organizatoret e Eurovizionit për të marr pjesë në këtë konkurs nëpërmjet një lidhje satelitore.
Oferta e organizuesve ka ardhur pasi Ukrainë, e cila është vendi ku do të zhvillohet ky konkurs, ndaloi hyrjen e këngëtares Julia Samoilova në territorin e saj për një periudhë tre vjeçare.
Shkak për këtë masë të marrë ndaj këngëtares ruse nga autoritetet e Ukrainës, është bërë një vizitë e saj në rajonin e Krimesë, ku këngëtarja ka hyrë në Krime nëpërmjet Rusisë dhe jo Ukrainës, e cila e konsideron diçka të tillë si të jashtligjshme.
"Ne e konsiderojmë si të çuditshme pjesëmarrjen nëpërmjet satelitit të këngëtares që do të përfaqësojë Rusinë në Eurovizion", ka deklaruar televizioni shtetëror rus, "Channel One".
Nëse oferta e bërë nga organizatorët e Eurovizionit do të ishte pranuar, performanca e këngëtares ruse nëpërmjet nje lidhje satelitore do të ishte e para në historinë e këtij konkursi.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com