"Eurovizion 2017", Ukraina ndalon
pjesëmarrjen e këngëtares Ruse

"Eurovizion 2017", Ukraina ndalon<br />pjesëmarrjen e këngëtares Ruse
Ukraina, e cila është vendi organizues i "Eurovizion 2017", ka ndaluar këngëtaren Julia Samoilova, e cila përfaqëson Rusinë të marri pjesë në këtë konkurs.
 
Sipas vendimit të autoriteteve, këngëtarja nuk mund të hyjë në territorin e Ukrainës për tre vite, ku shkak për këtë vendim është bërë një vizitë e këngëtares në rajonin e Krimesë,
për të cilën autoritetet shprehen se Samoiliva ka hyrë në mënyrë të jashtëligjshme, pasi si pikë hyrëse ka përdorur Rusinë dhe jo Ukrainën.
 
Ndërkohë, 27-vjeçarja e ka konfirmuar se ajo ka vizituar gjatë vitit 2015 Krimenë ku ka mbajtur një koncert.
 
Unioni Evropian i Trasmetimeve, i cili është edhe themeluesi i "Eurovizion", ka deklaruar se janë "zhgënjyer thellë" nga lajmi.
 
"Ne duhet të respektojmë ligjet lokale të vendit pritës, megjithatë jemi thellësisht të zhgënjyer me këtë vendim për të cilin mendojmë se shkon kundër frymës së konkursit dhe nocionit të përfshirjes që shtrihet në zemër të vlerave të tij", thuhet në një deklaratë të Unionit Evropian të Trasmetimeve, ndërkohë që bëhet e ditur se do të vazhdojnë bisedimet me autoritetet ukrainase.
 
Nga ana tjetër politikanë të lartë rusë, kanë bërë thirrje për bojkotim të konkursit.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025