Në Francë çelet Festivali i kinematografise mbarëbotërore e cila do të zgjasë deri më 26 maj.
Një event i rëndësishëm i filmave premierë, festivali i Kanës do të vendos në qendër të vëmendjes filmat në garë për të fituar çmimin prestigjoz ‘Palma e Artë’, akorduar nga juria dhe kryetari i saj për filmin më të mirë.

Nicole Kidman, Ang Lee, Lynne Ramsay, Christoph Waltz, Cristian Mungiu, Naomi Kawase, Daniel Auteuil dhe Vidya Balan janë pjesë e tetë personaliteteve që përbëjnë jurinë e Festivalit të 66-të të Kanës e kryesuar nga regjisori amerikan, Steven Spielberg.
Gjithashtu ajo që të tërheq vëmendjen është posteri i edicionit të 66-të të Festivalit të Kanës që është konceptuar si një homazh për aktorin e famshëm Paul Newman.

Kjo foto është realizuar në vitin 1963 gjatë xhirimeve të filmit “A new kind of love”, ku shfaqen të shtrirë Joanne Woodward e Paul Newman, të cilët ishin një prej çifteve më të njohur të Hollivudit, të martuar për 50 vjet.

Kanë ndodhet në Cote d’Azur njohur si Riviera franceze, e cila është vija bregdetare e cepit juglindor të Francës, njohur për bukuritë natyrore, brigjet e kaltërta dhe atraksionet turistike.

Shfaqja zyrtare do të zhvillohet në” Palais des Festivals” ndërsa bulevardi “La Croisete” është vendi i duhur për paparacët për të pikasur yjet e kinemasë.
Redaksia online
(l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com