"Financat" hua 32.1 mln € nga BB
për reformimin e sistemit spitalo
Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen e huasë e cila siguron financimin e nevojshëm për Projektin e përmirësimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri, nëpërmjet huasë në shumën 32.1 milionë euro.
TIRANE - Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen e huasë e cila siguron financimin e nevojshëm për Projektin e përmirësimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri, nëpërmjet huasë në shumën 32.1 milionë euro.
Marrëveshja është firmosur nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe Përfaqësueses së Përhershme të Bankës Botërore për Shqipërinë Tahseen Sayed.
Projekti për përmirësimin e sistemit shëndetësor do të bashkëfinancohet gjithashtu nga qeveria shqiptare në vlerën 4 milionë euro, shumë e cila do të shërbejë për financimin, në masën 37%, të punimeve të rehabilitimit fizik dhe përmirësimit të infrastrukturës spitalore, si dhe kontributin në pagesat e detyrimeve tatimore të lidhura me Projektin.
Nëpërmjet kësaj huaje dhe kostove lokale të financuara nga qeveria shqiptare synohet reformimi i sektorit spitalor, duke krijuar një kornize të shëndoshë ligjore dhe manaxheriale për ofrimin e shërbimeve efikase, forcimin e menaxhimit të performancës dhe planifikimit, tejkalimin e kufizimeve operacionale në ofrimin e shërbimeve, si dhe forcimin e sistemit të referimit.
Huaja e akorduar ka termat e mëposhtëm:Shuma 32,100,000 Euro
Tarifa Front-end 0.25 % e shumës së huasë
Tarifa e Angazhimit 0.25% në vit mbi balancën e patërhequr të huasë
Maturimi 22.5 vjet, nga të cilat 7 vjet pa pagesë principali
Interesi Norma Referencë (EURIBOR 6-mujor) plus Marzhin e Pandryshueshëm (1%)
Projekti do të zbatohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe parashikohet të përfundojë në 28 Shkurt 2021.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
61.9%
-
Jo
31.2%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 247
Lajme të tjera
-
SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar
3 Maj, 22:49
-
Elbasan/ Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
3 Maj, 22:34
-
Si përfitojnë kompanitë me dy bilance? Ekspertët e ekonomisë japin alarmin: Pensionet të ulta sepse vidhet nga informaliteti
3 Maj, 22:31
-
VIDEO/ Një tornado i fuqishëm ‘rrafshon’ qytetin në SHBA, ja bilanci i dëmeve
3 Maj, 22:18
-
Mbyti gruan, nënë e 4 fëmijëve, prokuroria italiane kërkon burgim i përjetshëm për 42-vjeçarin shqiptar
3 Maj, 21:58
-
Macron paralajmëroi për trupa franceze në Ukrainë/ Tajani: Nuk jemi në luftë me Rusinë
3 Maj, 21:51
-
‘Rozafati’, shfaqja teatrale e fëmijëve në Lezhë
3 Maj, 21:44
-
E Premtja e Zezë/ Fier, besimtarët ndjekin meshën e drejtuar nga Metropoliti Hirësia Nikolla në Katedralen e Shën Gjergjit
3 Maj, 21:35
-
‘25 virgjëreshat e Kim’/ Ja si përzgjidhen vajzat më të bukura për jetën e shfrenuar të diktatorit të Koresë së Veriut
3 Maj, 21:16
-
Besimtarët ortodoksë në Berat kremtojnë të Premten e Zezë! Epitafi përshkon shëtitoren e qytetit
3 Maj, 21:15
-
Sekreti i Urës së Zogut që kushtoi më shumë se 680.000 franga ari! Esencë-Report Tv
3 Maj, 21:01
-
VIDEO/ Çiljeta merr dronin e parë, përlotet nga surpriza emocionuese e Albanit
3 Maj, 20:46