Si të mos mjaftonin tërmetet, cunami, Japonia duhet të përballet edhe me rrezatimet e lëshuara nga centrali bërthamor Fukushima Daiichi. Pas shkrirjes së tre radiatorëve nëntokësorë, kontrolli i fortë inxhinierik ka bërë të mundur që këto rrezatime të jenë më pak të rënda se ato të Çernobilit. Gjithsesi kjo nuk do të thotë se gjendja paraqitet e lehtë për banorët apo zonat përreth.

Sipas kërkuesve, shqetësimi më i madh ka lidhje me disa "anomali" të gjetura tek fluturat e mbledhura në Fukushima vitin e kaluar. Sipas një studimi të ri të publikuar në një revistë shkencore online, një ekip studiuesish japonezë raportojnë për disa flutura në ngjyrë të zbehtë, të cilat kanë shfaqur mutacione të krahëve, këmbëve dhe antenave. Ajo që vihet re është fakti se këto flutura kanë një zhvillim jashtë normales.

Alarmant është fakti se ky mutacion paraqitej relativisht i butë në fluturat e mbledhura fillimisht në vendngjarje. Ky mutacion ka ardhur në rritje tek brezi i dyti i fluturave të gjetura në Fukushima, gjë që tregon se rrezatimi ka shkaktuar dëme gjenetike të qëndrueshme tek speciet.

Përsa i përket ndikimit të rrezatimeve të Fukushimës tek njerëzit, dëmet mbeten akoma të paqarta, gjithsesi askush nuk vdiq si pasojë e drejtpërdrejtë e rrezatimit në vend. Megjithatë, fluturat mutante nuk janë një shenjë inkurajuese.

(ed.ka/shqiptarja.com)