Sebastian Vettel është fituesi i Çmimit të Madh të Malajzisë në Formula 1. Gara e Sepangut ka qenë e mbushur me shumë të paprituara. Fillimisht është Fernando Alonso i Ferrarit që del nga pista në xhiron e tretë pas një kontakti me gjermanin e Red Bull-it, Vettel. Pavarësisht fitores së 27-të na karrierë në Formula 1, në fund të garës ka pasur shumë debate në skuderinë austriake.
Në momentin kur gara ishte në xhirot e fundit, drejtuesit e skuderisë duke parë që në dy vendet e para ishin Uebber dhe Vettel urdhëruan të ulin ritmin për të shmangur ndonjë problem në motor duke parë që kundërshtarët ishin larg. Urdhrin e zbaton menjëherë Uebber që ul shpejtësisë, por Vettel tregohet burracak duke përfituar dhe parakaluar shokun e skuadrës. Momenti i parakalimit ka ngjallur shumë ankth në skuderi pasi dy makinat ishin shumë pranë një kontakti që mund t'i kishte nxjerrë jashtë.
Pas garës Uebber u shfaq i nevrikos, madje duke mos u shtrënguar as dorën shokut të skuadrës, Vettel. " Skuadra më urdhëroi të ulja ritmin dhe unë kështu bëra, ndërsa Seb mori vendimin e tij personal. Megjithatë, si zakonisht, ai do të jetë i mbrojtur” tha pas garës Uebber. Gjermani Vettel fillimisht kërkoi falje për veprimin që bëri më pas u shpreh se " Nuk dua të komentoj punët e brendshme të skuderisë, por dua të themë që drejtuesit pas garës ishin të qartë kur më përgëzuan " Garë e mirë, Seb, duket sikur e doje me çdo kusht. Megjithatë, ke disa shpjegime për të dhënë” shprehet Vettel.
Dylber Balla
/Shqiptarja.com