"France 2016", De Biasi sfidon
Portugalinë: S'luajmë për barazim

"France 2016", De Biasi sfidon<br />Portugalinë: S'luajmë për barazim
TIRANE - Shqipëria është gati për të startuar fushatën kualifikuese të Europianit “France 2016”. Trajneri i kombëtares, Gianni De Biasi flet për objektivat dhe ndeshjen e parë ndaj Portugalisë.

Tekniku italian u lëshon sfidën luzitanëve duke sqaruar se Shqipëria e tij nuk futet në fushë për njeë barazim por do shfrytëzojë çdo mundësi për ta fituar takimin.

"Jemi gati për të nisur fushatën kualifikuese të Europianit 'France 2016' me të njëjtin entuziazëm dhe vendosmëri që kishim edhe më parë ku patëm edhe momente të mrekullueshme. Them se duhet të punojmë më shumë në mentalitetin e futbollistëve. Në këto kualifikuese nuk do të bëjmë shumë eksperimente me grumbullimet e lojtarëve dhe këtë fushatë do e përballojmë me jo më shumë se 25 apo 26 futbollistë. Ndaj Portugalisë kemi mungesa të rëndësishme si Meha ,Basha dhe Rama por është e rëndësishme që do qëndrojmë një javeë të grumbulluar në La Korunja në Spanjë ku do përgatisim çdo detaj. Jemi në një grup shumë të veshtirë por kjo nuk duhet të shërbejë as si justifikm dhe as si alibi . Ne duhet të kërkojmë me të gjitha forcat që të arrijmë objektivin maksimal të kualifikohemi në Europianin e Francës. Ndaj Portugalisë do jetë një ndeshje shumë e vështirë e para sepse luzitanët dështuan në Botëror dhe kanë dëshirë të rikthehen fuqishëm. Kam parë që trajneri i tyre ka thirrur lojtarë të rinj dhe të etur për fitore pavarësisht se nuk do të jetë Cristiano Ronaldo. Në Portugali do luajmë me vendosmëri dhe do shfrytëzojmë aftësitë taktike . Nuk do futemi në fushë për barazim pasi për mua barazimi është një rezultat minimal dhe nëse luan për barazim përfundon duke e humbur ndeshjen kështu që ne do shfrytëzojmë çdo mundësi që do na krijohet për ta fituar ndeshjen me Portugalinë." tha trajneri De Biasi

Më poshtë lista e futbollistëve të grumbulluar:

1. Berisha Etrit
2. Shehi Orges
3. Agolli Ansi
4. Cana Lorik
5. Corri Debatik
6. Hysa Elseid
7. Lenjani Emir
8. Lila Andi
9. Mavraj Mergim
10. Abrashi Amir
11. Bulku Ervin
12. Kace Ergys
13. Kukeli Burim
14. Xhaka Taulant
15. Vila Emiljano
16. Balaj Bekim
17. Cikalleshi Sokol
18. Gashi Shkelzen
19. Hyka Jahmir
20. Kapllani Edmond
21. Roshi Odise
22. Salihi Hamdi
23. Vajushi Armando
24. Shala Herolind

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur

Hapen negociatat për grup kapitullin e parë, Alban Daci: Sot ndër datat më të rëndësishme për shqiptarët! Anëtarësimi në BE brenda 2030, i mundur