TIRANE- Ish-gardisti Ylli Memia i arrestuar pak kohë më parë në sallën e gjyqit për dëshmi të rreme në procesin ndaj të pandehurit Arben Frroku, ka qenë njeriu që ka shërbyer si urë lidhëse mes Agron Kuliçit dhe dëshmitarit të mbrojtur nga drejtësia, Fatmir Vladi.

Detajet e mënyrës së si ra në gjurmët e këtij dëshmitari Policia e Shtetit, menjëherë pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, i ka treguar ish-zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, i cili ka shpjeguar para gjykatës se për këtë dëshmitar ishte njoftuar nga efektivi i gardës Ylli Memia. Sipas dëshmisë së Kuliçaj, në momentin kur është kryer vrasja e Lamaj, dëshmitari Vladi e ka parë dhe pak minuta më pas ka telefonuar shokun e tij, shtetasin Ylli Memia, duke i pohuar se kishte parë vrasjen dhe se e njihte autorin.