BULQIZË - Vijon operacioni "Fund Marrëzisë" kundër lojërave të fatit.

Goditja e radhës ka qenë sot në Bulqizë, ku është gjetur një ambjent i fshehur me lojëra fati.

Falë operacionit të zhvilluar aty janë sekuestruar 15 aparate elektronike dhe është proceduar penalisht pronari i tyre.

Zbulimi është bërë nga sektori kundër krimit financiar në bashkëpunim me policinë e Bulqizës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)