Një satelit shkencor i cili është përdorur pët të krijuar një hartë të gravitetit të Tokës, tashmë ka filluar rrënien pas tërheqjes gravitacionale.

Sateliti i njohur si "GOCE" bie me rreth 13 kilometra çdo ditë. Ai pritet të hyjë në atmosferën tonë brenda dy ditësh.

GOCE u lëshua në vitin 2009 për të krijuar një hartë me variacionet e dryshme të gravitetit të palnetit tonë.

Por lajmi i real është se ende nuk dihet se ku do të bjerë saktësisht sateliti prej më shumë se 1 ton.

GOCE e mbaroi karburantin më 21 tetor dhe ka filluar humbjen e lartësisë në mënyrë kostante.

Pjesa më e madhe e tij do të digjet gjatë rrënies por rreth 25% e tij pritet të godasë diku në sipërfaqen e planetit.

Duke qenë se 2/3 e planetit tonë është e mbuluar nga uji, rreziku për të goditur zona të banuara kosiderohet minimal, të paktën kjo është ajo që thotë European Space Agency.

Redaksia Online
(Erin Dini/a.ç/shqiptarja.com)