SHBA - "Goja e pranverës" është një nga vendet më të bukura në Ëimberley të Teksasit, por edhe një nga më të rrezikshmet. Shpella nënujore është një "vrimë e zezë" ku zhyten shumë persona.

Në këtë bukuri natyrore kanë humbur jetën më parë 8 vetë, por ky fakt nuk i ka ndaluar shumë persona të zhyten përsëri. Ky vend mahnitës është 4 metra i gjerë dhe ka një thellësi prej 40 metrash.

Ajo është një nga shpellat nënujore më të mëdha në shtetin e Teksasit. Një fotograf amator u zhyt në këtë shpellë dhe filmoi të gjithë eksplorimin e tij. Fotografi Carl Griffin, 56 vjeç, tha se shpella nënujore është një pishinë natyrale.

"Për ata që nuk janë zhytur, kjo është një pishinë e natyrshme që mund të shijohet nga të gjithë", tha Griffin. "Goja e pranverës" vazhdon të tërheqë vazhdimisht zhytësit që janë në kërkim të emocioneve.

goja e pranveres
(Foto: Goja e pranverës në Teksas) Foto të tjera


(v.gj/shqiptarja.com)