"Halili dhe Hajria", përsëri në TOB
pas 2 muajsh

"Halili dhe Hajria", përsëri në TOB<br />pas 2 muajsh
Baleti i parë shqiptarë "Halili dhe Hajria" rivihet përsëri pas dy muajsh në skenën e Teatrit Operas dhe Baletit me dy pjesë dhe 7 tablo në datat 1 dhe 2 shkurt.

Nën interpretimin e Enada Hoxhës dhe balerinit të ri 21- vjeçarit Mario Thanasi, vepra me koreografinë origjinale të mjeshtrit Panajot Kanaçi ishte përpunuar nga Arian Sukniqi ndërsa dirigjimi iu besua Edmond Dokos.
halili dhe hajria
Salla në Teatrin e Operas dhe Baletit ishte e mbushur plot. Edhe ata që  e kanë parë para 2 muajsh janë rikthyer për ta shijuar përsëri këtë shfaqje.

Interesante në këtë rivënie të baletit të parë shqiptarë ishin publiku i cili përbëhej nga grupmosha të ndryshme.

I cilësuar si një nga veprat më të mira dhe më të rëndësishme për historinë e këtij institucioni, reportori i krijimtarisë shqiptare rivihet me muzikën e Tish Daisë, skenografisë dhe kostumeve të Shaban Hysës.

Gjithashtu, interpretuan Trupa e Baletit dhe Orkestra Simfonike e TKOB si dhe nxënës të Shkollës Kombëtare Koreografike.
 
Drama "Halili dhe Hajria" e Kol Jakovës është vepra më e rivënë në historinë e baleteve shqiptare.


Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane