Faqja në rrjetin  social Facebook, “Humans of New York”, e cila ndan histori të njerëzve në rrugët e New York-ut ka postuar historinë e një qytetari amerikan, i cili është gjatë karrierës së tij është frymëzuar nga një shqiptar.

“Kam punuar me këtë burrë për 16 vjet dhe ai më ka mësuar shumë gjëra për jetën. Ai erdhi këtu nga Shqipëria si një i ri, cili nuk dinte të fliste anglisht. Për më shumë se 30 vjet të jetës së tij, ai ka punuar në dy punë kështu që fëmijët e tij të mund të kishin arsimimin më të mirë të mundshëm.

Para se ta takoja nuk po e motivoja veten aq sa duhet për të punoja,”-është shprehur amerikani. Kjo faqe në Facebook ka për qëllim të tregojë histori motivuese për njerëzit dhe ka më shumë se 12 milion njerëz.

shqiptar

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)