FINLANDË-Janne është një burrë në Finlandë, i cili është i prekur nga SIDA por diçka e tillë nuk e ka penguar të realizojë një eksperiment.  

Ai u vendos në një shesh në Finlandë së bashku me pankartën "Jam HIV pozitiv a mund të më prekësh" dhe më pas ka qëndruar në këmbë me duar të hapura e sy të mbyllur, duke pritur reagimet e njerëzve.

Në fillim kalimtarët e evitonin, por më pas të rinj madje dhe fëmijë e kanë përqafuar.