"Kërkohen aktivistë kundër
Donald Trump, 22 dollarë/ora"

"Kërkohen aktivistë kundër<br />Donald Trump, 22 dollarë/ora"
Një lajmërim i çuditshëm është shfaqur në faqet ku kërkohen punonjës në Seattle, dy ditë pasi Donad Trump u zgjodh presidenti i ri i SHBA-ve. Në lajmërim thuhet se kërkohen aktivistë për të kundërshtuar programin politik të Donald Trump, të cilët do të paguhen nga 15-22 dollarë/ora.

"Po kërkojmë njerëz të motivuar që duan një punë full time, part time ose të përkohshme."- thuhet në njoftimin e publikuar nga Washington Can!, një grup aktivistësh të majtë në SHBA.

 Stafi i presidentit të sapozgjedhur konsideron se pas këtij grupimi qëndrojnë Barack Obama dhe Hillary Clinton.

"Ka ardhur momenti që presidenti Obama dhe ish-sekretarja e Shtetit Clinton tu thonë këtyre manifestuesve se Donald Trump është presidenti ynë tashmë. "- deklaroi menaxheri i fushatës së Trump-it, Kellyanne Conway. 

antitrump

(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois