Agrobiznesi, si një sektor shumë i rëndësishëm që luan një rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit, merr një vëmendje të veçantë në ProCredit Bank. Nëpërmjet kreditimit të përgjegjshëm dhe investimeve në teknologji moderne në ferma dhe biznese agro-përpunuese, cilësia e produkteve dhe prodhimi do të rriten, duke i bërë këto biznese më konkurruese në treg.
Në ProCredit Bank, ne këshillojmë bizneset e agrobiznesit që të mbajnë shënime kontabël mbi të ardhurat dhe shpenzimet. Është shumë e rëndësishme që partneri juaj financiar të ketë informacion mbi biznesin dhe sezonalitetin e tij, në mënyrë që të vlerësojë sa më mirë aftësinë paguese dhe të ofrojë shërbimin e duhur, në përputhje me nevojat e biznesit.
Edukimi financiar është një pjesë e rëndësishme e misionit dhe vizionit të Bankës ProCredit, e cila është pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit Holding, me qëndër në Frankfurt dhe që operon në mënyrë të suksesshme në 22 shtete ne Europën Lindore, Afrikë dhe Amerikën Latine. ProCredit Bank, Banka partnere e agrobiznesit!
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)