BRITANI - Një 48-vjeçar nga India, i cili ka 12 gishtërinj thotë se duhet të jetë njeriu më i vlerësuar në Britani për aftësitë e tij.

Burri me nga 6 gishta në secilën dorën thotë se shkruan më shumë se 100 fjalë në minutë dhe punon si rradhitës. "Mendoj se në Britaninë e Madhe duhet të jem njëriu më i vlerësuar për atë që mund të bëj.

Edhe pse kam lindur me 6 gishta në sëcilën dorë dhe këmbë, unë e konsideroj si një bekim", tha 48 vjeçari.

Ai gjithashtu shtoi se shpreson që të fitojë një punë me kohë të pjesshme në Londër sepse i duhen para për të studiuar.

Burri që kërkon të punësohet si sekretar në Britani tha se nuk mundi që të vinte në jetë këtë zanat në Indi, pasi shefat e tij kërkonin vajza të bukura.


(v.gj/shqiptarja.com)