PEQIN - Dega në Peqin e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar pas akuzave të kryekomunarit të Karinës se përfaqësues së kësaj force politike kanë qëlluar me armë vëllain e kryekomunarit Selman Karina. Sipas deklaratës së PDIU-së kanë qëne mbështetësit e Partisë Demokratike ata që kanë qëlluar ndaj stafit teknik dhe mbështetësve të PDIU-së në përfundim të një tubimi electoral që kjo parti tashmë në koalicionin e majtë, mbajti në fshatin Karinë.
Reagimi i PDIU-së së Peqinit
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, dega Peqin dënon shpifjet e shprehura sot nga Partia Demokratike dhe nga kryetari në ikje i Komunës Pajove. Ne dëshirojmë të informojë opinionin publik për sa më poshtë:
Ditën e djeshme u zhvillua një tubim elektoral entuziuast në fshatin Karinë, në mbështetje të kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane në Bashkinë e Peqinit. Pas përfundimit të këtij aktiviteti spektakolar dhe pas ikjes së kandidatit dhe drejtuesve të tjerë të fushatës, kryetari i Komunës Karinë dhe enturazhi i tij kanë sulmuar dhe dhunuar fizikisht stafin teknik dhe mbeshtetesit tane.
I bëjmë thirrje prokurorisë, policisë dhe të gjitha organeve kompetente që të zbardhin sa më shpejtë këtë ngjarje të shëmtuar dhe çdo shpifje tjetër.
Ndërkaq, hedhim poshtë me neveri shpifjet dhe shtrëmbërimin e realitetit, që serviri para qytetarëve Partia Demokratike, si shenjë e humbjes së sigurtë që po ndjen në Bashkinë e Peqinit. Deklarata e Partisë Demokratike, se kinse po kërkohet regjistrimi i të burgosurve të Burgut të Peqinit në listat e zgjedhjeve është një shpifje e ulët, që buron nga imagjinata dhe frika e PD-së, që po sheh se humbja në Peqin ka për të qenë më e thellë se kurdo herë tjetër.
Ne i bëjmë thirrje kandidatit kundërshtar, që të vetëpërmbahet nga sulmet verbale dhe fizike ndaj mbështetësve të kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Evropiane dhe të angazhohet në një fushatë civile dhe të përgjegjshme që i ka hije bashkëqytetarëve tanë në Peqin.
Njëherazi, i bëjmë thirrje çdo qytetari të Peqinit të mos bjerë pre e provokimeve të ulëta të kundërshtarëve tanë politikë. Askush nuk ka të drejtë të nxijë imazhin e qytetit tonë, me shpifje, provokime dhe sulme fizike. Ata do ta marrin përgjigjen e merituar më 21 qershor!
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com