Qëkur bëri publike lidhjen e saj me partnerin Chris, Çiljeta është hasur me skepticizmin e një pjese të mirë të njerëzve, shumë prej të cilëve mendonin se këngëtarja i kishte dhënë fund marrëdhënies, nisur nga mungesa e postimeve të fotove me të në rrjete sociale.
Ishte vetëm para pak kohësh që ‘sexy mama’ vendosi të flaës hapur për herë të parë lidhur me martesën e saj, duke shuar njëherë e mirë edhe thashethemet. Ajo pranoi se i ka dhënë fund lidhjes me Chris, pasi marrëdhënia e tyre në distancë nuk po funksiononte më.
Kjo siç duket ka qenë dhe arsyeja pse Chris i ka kërkuar 31-vjeçares të zhvendoset në Brazil, ku së bashku me djalin e tyre Fernandon të krijojnë një jetë të re, raporton “Telegraf”. Ka qenë Çiljeta ajo që nuk ka pranuar, pasi nuk ka qenë e gatshme t’i japë fund karrierës muzikore.
Nuk e dimë sa e vërtetë është diçka e tillë, Çiljeta vërtet aktualisht është në kulmin e karrierës së saj, por në intervista të realizuara më parë ylli i “Big Booty” nuk e ka përjashtuar si mundësi largimin nga Shqipëria.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com