"Kleçka", Gjykata e Lartë refuzon
kërkesën për lirimin e Fatmir Limaj

"Kleçka", Gjykata e Lartë refuzon <br />kërkesën për lirimin e Fatmir Limaj
PRISHTINE- "Një Trup gjykues i përbërë prej tre gjykatësve të EULEX-it dhe dy gjykatësve vendës, i kryesuar nga një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën Supreme të Kosovës, në 12 dhjetor 2012 i ka refuzuar si të pabaza katër kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë të paraqitura në emër të pandehurve Naser Krasniqi, Fatmir Limaj, Naser Shala dhe Nexhmi Krasniqi kundër vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë në 24 nëntor 2012 dhe kundër vendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës në datë 27 nëntor 2012", njoftoi sot Eulex.

Sipas njoftimit të EULEX, në 24 nëntor 2012, Gjykata e Qarkut në Prishtinë urdhëroi paraburgimin e katër të pandehurve në kohëzgjatje prej një muaji. Në 24 nëntor njoftohej se një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës ka urdhëruar nga një muaj paraburgim për katër individë të akuzuar në rastin e krimeve të luftës, të ashtuquajtur rasti Kleçka (mes të cilëve deputeti dhe nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj).

Ndërsa në 27 nëntor, Gjykata Supreme e Kosovës i ka refuzuar ankesat e paraqitura nga mbrojtja kundër vendimit të shkallës së parë.
Disa muaj më parë, në 2 maj 2012, EULEX njoftonte se, atë ditë, trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendor në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn, Naser Krasniqin, Nexhmi Krasniqin dhe Naser Shalën për të gjitha akuzat. Ata akuzoheshin për kryerje të krimeve të luftës kundër popullatës civile dhe robërve të luftës në rastin e ashtuquajtur "Kleçka". Po ashtu, edhe gjashtë të akuzuarit e tjerë ishin liruar më herët nga të gjitha akuzat. Bëhej e e ditur po ashtu se Prokurori i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës kishte paralajmëruar ankesë kundër këtij aktgjykimi.

(sg/atsh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime

Ndryshimet në qeveri, Meta: Nga frika e ‘dëshmisë’ së Ahmetajt, Rama zëvendësoi 3 kukulla politike me 3 të tjera anonime