"Kodi i jetës" kritika në Kosovë
vlerësime në Durrës

"Kodi i jetës" kritika në Kosovë<br />vlerësime në Durrës
Filmi artistik "Kodi i jetës" me skenar dhe regji të Ekrem Kryeziut u shfaq mbrëmë me sukses në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit që po mbahet këto ditë në Durrës. Ekrem Kryeziu, dramaturg dhe regjisor i njohur ka tërhequr kureshtjen e publikut shqiptar dhe pjesëmarrja për të parë filmin e tij ka qenë e madhe. Madje pas premierës që u dha dje në orën 18.00 ka ai ka marrë opinonionet e para vlerësuese të publikut dhe kolegëve kineastë. Kjo me sa duket i ka dhënë shpresë regjisorit të njohur dhe njërit prej zërave më të rëndësishëm në dramaturgjisë kosovare për t'u klasifikuar me më të mirët e festivalit. Në intervistën për "Shqiptarja.com" ai rrëfen se synon të fitojë në festivalin e Durrësit. Filmi "Kodi i jetës", që është financuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është dhënë premierë në Kosovë gjatë këtij viti. Por, edhe pse ky film trajton periudhën e luftës së fundit në Kosovë, nga mediat është vlerësuar si një film që nuk i ka përmbushur standardet, duke u bërë për të edhe shpenzime të mëdha. Realisht Kryeziu nuk është kritikuar për elemente konkrete të regjisë ose artit filmik, të cilat i cilëosn si kodet ose gjuha e panjohur e filmit. Ndaj ai pohon se kritikat e para në Prishtinë nuk kanë qenë profesionale, duke shtuar se ne Kosovë mungon kritika profesionale në artin e kinemasë e të tetarit. Megjithatë, Kryeziu vlerëson të gjithë protagonistët me të cilët është xhiruar filmi, një kast i zgjedhur aktorësh. Ata janë Xhevat Qorraj, Bubulina dhe Çun Lajçi, Mentor Zymberaj, Ilir Tafa, Fatime Sefaj, etj.

Zoti Ekrem Kryeziu. Shfaqja e filmit tuaj "Kodi i jetës" në Kosovë është shoqëruar me kritika nga media, ku thuhet se nuk i përmbush standardet, por nuk bëhet e qartë se cilat janë ato. A mund të na thoni ju arsyet e kritikave?

-Po janë dy-tre zëra tendenciozë, që kanë riprodhuar të njëjtin argument. Nuk kanë folur realisht e profesionalisht me gjuhën e kritikës së filmit. Nuk kanë faj. Në Kosovë gazetarët e kulturës ndryshe nga ata të ekonomisë ose politikës kanë më pak njohje për sa u përket tendencave të zhvillimit të artit. Nuk dua t'i fyej aspak. Ata kanë të drejtë të thonë fjalën e tyre, por nuk argumentojnë në këto kritika se pse ky film nuk ka vlera. Disa thonë se të trajtosh sot çështje të luftës në Kosovë është démodé, por nuk është e vërtetë. Çështjet e trajtuara në film janë çështje të Kosovës, çështje të atdheut dhe si rrjedhim janë çështjet më të rëndësishme. Kur nuk ka kritikë filmi, gjë që mungon shumë në Kosovë, pavarësisht përpjekjeve të mira për zhvillimin e kinematografisë, nuk pritet që të ketë edhe kritikë profesionale për filmat e rinj. Ndaj shkruajnë gazetat kështu. Nëse do të kishte kritikë do të ishte shkruar edhe ndryshe. Kur ka kritikë filmi kjo ndodh normalisht e shoqëruar me vërejtje dhe atëherë marrin kuptim dhe vlerë kritikat.

Do të thoni që ju si merrni parasysh, po juria e festivalit mund t'i marr ndoshta për bazë?

-Jo unë i kam parë me vëmendje, por në këtë rast kur mungon kritika e filmit, është e kotë të nxjerrësh një gjykim për mënyrën si vlerësohet një film në këto kushte. Filmi kërkon specialistin ta gjykojë, sepse gjuha e filmit për një që nuk është specialist është njësoj si një gjuhë e huaj. Pra nëse gjuha shprehëse e figurative e filmit do të krahasohej me kinezishten, e cila nuk njihet nga të gjithë, unë mendoj se nuk mund të krtikojë gjuhën kineze ai që nuk di gjuhën kineze. Të gjithë e dinë që mungon kritika e filmit në Kosovë, por jo filmi. Ndaj në këtë festival ka një juri profesioniste që njeh gjuhën dhe ligjet e artit kinematografik, dhe për këtë unë jam i sigurt se do të vlerësohem prej tyre. Zakonisht mediat e kulturës japin vlerësime pa parë premierën. Duhet të jetë vepra, premiera në informacionet fillestare të këtyre mjeteve të informimit, pastaj autori.

Çfarë ju ka frymëzuar për të bërë këtë film?

Kosova. "Kodi i jetës" i është kushtuar luftës së Kosovës. Ideja për ta realizuar ka nisur nga përjetimet vetjake. Unë e kam ngritur në metaforë paqen dhe qetësinë e kërkuar nga populli kosovar. Filmi i referohet vitit 98-'99, luftës në Kosovë dhe vuajtjeve të popullit tonë. Jam munduar që përmes kësaj fabule ta paraqes luftën nga pikvështrimi individual. Shumica acarohen e këtyre kritikëve nuk e quajnë me vend që në film ka dhembje, ka pushkatime, ka groposje, ka hedhje të kufomave në liqen, por këto raste janë të lidhura me fatin e personazheve, të cilët gjatë gjithë kohës kërkojnë qetësinë dhe lumturinë e vetes. Duhet dikush të flas në emër të tyre. "Kodi i jetës" është një film që niset nga metafora globale e ringjalljes, sepse personazhi kryesor, një njeri që i pushkatojnë familjen e që përpiqen ta pushkatojnë edhe atë, fatmirësisht shpëton dhe del nga dheu me të cilin e kishin mbuluar. Unë me këtë film nuk përfytyroj një publik të caktuar, për shembull, vetëm publikun Kosovar apo atë shqiptar. Me ketë film artistikisht kërkoj që dhembja jonë të shfaqet para botës. Mendoj se Juria ndërkombëtare do tregoj vëmendje për këtë sepse unë ngre problemin e lënies pas dore të problemit të Kosovës, sepse forcat paqeruajtëse nuk e kurorëzuan misionin e tyre, por lanë pas brenga të mëdha në Kosovë. Me këtë film dua që bota të vazhdojë mbrojtjen e shqiptarëve.

A ka përjetime personale nga lufta e fundit në Kosovë në filmin tuaj?

-PO kam përshkruar përjetime personale. Unë jam pjesë e atij eksodi të detyruar me dhunë, personazhet e mi janë realë. Unë kam qenë vetë pjesë e luftës. Kam qenë i burgosur politik, në kampe, krijues që ka punuar për linjën kombëtare. Mua ma kanë shkatërruar shtëpinë, deshën të më pushkatonin, etj. Përveç përjetimeve personale, të gjitha faktet që janë përdorur në film janë të vërteta, njerëzit që janë pushkatuar, vajza e familjes Berishaj që jeton afër Prizrenit, të cilën e kujtuan të vdekur dhe e hodhën në një kamion me kufoma, nga i cili arriti të shpëtojë e shumë të tjera.

Marre nga gazeta Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë

Borsh/ Gomonia pësoi defekt, 9 familjarëve iu rrezikua jeta, mes tyre edhe fëmijë! Policia iu vjen në ndihmë