NJESIA 7
Por uji i pijshëm duket se është edhe në qendër të konfliktit mes njësisë bashkiake nr.7 dhe Ujësjellësit të Tiranës. Sipas kreut të kësaj njësie, Erion Koka, ai ka zbuluar se gjatë viteve të mëparshme, kjo njësi ishte faturuar afrofe me fatura të majme, duke i shkaktuar një dëm kësaj njësie prej 2.2 milionë lekë të reja, që Ujësjellësi duhet t'ia kthejë kësaj njësie bashkiake. "Por ende deri më tani Ujësjellësi nuk ka bërë asgjë për të na kthyer këto para, dhe ne nuk i kemi paguar faturat e Ujësjellësit për këto dy muajt e fundit. Por ajo që vëmë re është se ujësjellësi na i sjell me kamatë, ndërsa paratë tona i mban pa kamatë. Dhe kjo nuk është e drejtë", - na thotë Erion Koka.
Taksa e pastrimit
Por duket se ka ngelur ende i pazgjidhur çështja e taksës së pastrimit. Thuajse në të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës, ka plot raste kur personat që duhet të përfitojnë kompensim, jo vetëm që nuk janë rimbursuar, por vazhdojnë të tarifohen me taksën e pastrimit brenda faturës së ujit. "Ka pasur probleme të rakordimit të faturës së ujit të pijshëm me atë të pastrimit, ndaj edhe bashkia e madhe na ka kërkuar që së bashku me dokumentacionin të dërgojmë edhe faturën e ujit", - na thonë në disa njësi bashkiake. Ata na shpjegojnë se si pasojë shumë familje që duhet të kishin përfituar rimbursim që në muajin mars, në të vërtetë jo vetëm që se kanë përfituar, por ende tarifa e pastrimit iu shtohet në atë të ujit. "Ne aktualisht do të mbledhim edhe faturat e muajit mars, që nuk janë rimbursuar dhe do i dërgojmë në bashkinë e madhe, që të hiqen nga lista", - na shpjegojnë specialistët e minibashkive.
(Shkrimi eshte botuar sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
