"Kombinat", historia e një lagjeje në librin e Luigi Za

"Kombinat", historia e një lagjeje në librin e Luigi Za
TIRANE - Ishte krenaria e industrisë shqiptare. Atje ndodheshin ndërmarrjet kryesore të kryeqytetit, Tiranës. Pastaj u shndërrua në një periferi, e degraduar dhe e harruar nga institucionet. Një recesion.
Pyetja e parë që mund të të vijë në mendje, ndërkohë që sheh një libër për lagjen Kombinat të Tiranës, është kjo: “Ç’lidhje ka një profesor italian me një lagje periferike të kryeqytetit shqiptar?”. Në fakt, vëllimi i sapo publikuar me titullin “Kombinat” mban si autor studiuesin Luigi Za. Por pyetja sigurisht nuk shtrohet siç duhet. Do duhej të formulohej kështu: “Si ndodhi që një lagje periferike e Tiranës i tërhoqi vëmendjen një studiuesi Italian?”. Përgjigja ngre kokë që tek nëntitulli i librit: “Historia dhe jeta e përditshme e një lagjeje simbol të Tiranës”. Kombinati, pra, shfaqet me cilësinë e një simboli të Tiranës dhe ndoshta gjithë Shqipërisë, nga industrializimi i viteve pesëdhjetë deri në ditët tona.

Nuk ka dyshim, libri ka një vështrim jo të zakonshëm. Madje kundër rrymës, nëse ke ndërmend turistët e zakonshëm dhe ‘njohësit’ e Shqipërisë moderne që ndalen në qendër të qytetit, në restorantet moderne, në baret me vitrina, në hotelet luksoze dhe kënaqen me suvenire të lodhura. “Kombinat” shkon më tej, në brendësinë e historisë dhe jeteës së përditshme të dekadave të fundit, për të eksploruar atë që asnjë raport ndërkombëtar nuk do të ta thotë, atë që asnjë gazetë s’do të ta bëjë me dije. Por Kombinati, si hitori dhe simbol, mund të jetë një kod i të kuptuarit të historisë së afërt të Shqipërisë, të popullit të saj, të dëshirave të tij. Ashtu si edhe shoqëria aktuale shqiptare rezulton më e kuptueshme, pas studimit të banorëve te Kombinatit.

Kërkimi i paraqitur në libër jep një vizion me 360 gradë të jetës në lagjen Kombinat. Nën lupën analitike vendosen të gjitha faqet e këtij realiteti: situata social-ekonomike, territory, arsimi, kontrolli social, siguria, roli I gruas, të rinjtë, migrimet, shërbimet sociale, etj. Nuk mungon natyrisht dimensioni historic, duke nisur me lindjen e lagjes dhe të kompleksit industrial, për të vazhduar me formimin, kushtet e punës, jetën në fabrikë, e për të mbaruar me krizën e viteve 90’ dhe gjendjen aktuale.

Kemi kështu një instrument shumë të mirë njohjeje, i ndihmuar me histori jetësore, që i dhurojnë librit një freski të veçantë. Kombinati tregohet nëpërmjet shumë pikëvështrimeve, që lejojnë një rindërtim tredimensional të ekzistencës së tij. Kërkimi është i pasur edhe për shkak të burimeve që ka përdorur: foto, filmime, intervista, studime, dokumentacion. Nga pikëpamja kulturore ky vëllim tenton të thërrasë vëmendjen e vizionit centripet (me drejtim qendrën) dhe egocentric që dominon sot në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë; nga pikëpamja praktike rezultatet e kërkimit janë tepër të dobishëm për institucionet që projektojnë politikat e territorit.

Dikush mund të gjejë edhe dritëhije nostalgjie në librin për Kombinatin. Sidomos në intervistat plot jetë dhe kujtime. Bëhet fjalë vetëm për një iluzion optik. Sigurisht aspak në qëllimin e autorëve, që e kanë për zemër rikrijimin e kujtesës, individuale dhe kolektive, e vetmja rrugë për të njohur e për t’u njohur, e vetmja rrugë drejt të nesërmes. Në këtë kuptim “Kombinat” është një rikthim në të kaluarën për të projektuar të ardhmen.

Ka shumë foto bardhezi në këtë libër. Copëza jete të përditshme. Gra të përjetësuara ndërsa punojnë në fabrikë, burra e fëmijë. Duken si foto të ardhura nga një tjetër epokë, nga një tjetër planet, megjithëse ato fytyra kanë diçka familjare, që shkon përtej origjinës së kujtdo prej nesh. Ndërsa kalon faqet, lexuesi mund të tentohet të lidhë një fytyrë me ndonjë nga intervistat e shumta të librit. Të kërkojë njereëz, zëra, ndjenja, komunitete. Të rrëmojë në pjesëzat domethënëse të një puzzle-I social: intervista të sotshme dhe foto të djeshme për të rigjetur rrënjët e përbashkëta.

Libri “Kombinat. Historia dhe jeta e përditshme e një lagjeje simbol të Tiranës” është interesant për të gjithë, jo vetëm për shqiptarët, jo vetëm për kombinatasit të cilëve për herë të parë u dedikohet një libër: “Kombinatasve të djeshëm dhe të sotshëm”, lexon dedikimi I autorit, që le të kuptohet respekt dhe dashuri

ep/jd/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza