Pikërisht në datën 1 qershor, është shënuar dhe dita e finales Kampionati i minifutbollit për shkollat 9 –vjeçare: “Eja luaj në parkun tënd”. Duke pasur si synim përfshirjen e moshave të vogla dhe të rinjve në aktivitete në Parkun e Madh të Liqenit, në një nga sportet më popullore dhe të dashura, ka qenë pikërisht shkolla 9-vjeçare “Kongresi i Lushnjes” e cila u shpall kampione.
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, Drejtoria Arsimore Rajonale Tiranë dhe Federata Shqiptare e Futbollit organizuan këtë minikampionat, në edicionin e tij të parë, i cili nisi në datën 9 maj, ku morën pjesë 36 përfaqësuese të shkollave fillore të kryeqytetit. Gara kaloi në tre faza eliminatore për të arritur në finalen e madhe të datës 1 Qershor. Gjatë zhvillimit të kampionatit në Parkun e madh të Liqenit morën pjesë përfaqësues të institucioneve arsimore, të fushës së sportit, si dhe shkollat pjesëmarrëse në kampionat. Në vendin e katërt u rendit shkolla “Edit Durham”, në vendin e tretë “Avni Rustemi” dhe në vendin e dytë shkolla “Pjetër Budi”.
Golashënuesi më i mirë me 11 gola ishte Frenkli Xharra, mesfushori më i mirë Xhefri Hado dhe sulmuesi më i mirë Uesli Shano. E ndërsa fituesit ngritën kupën si dhe morën uniforma të kombëtares shqiptare të futbollit, nga Federata Shqiptare e Futbollit, edhe skuadrat e tjera finaliste dhe gjysëmfinaliste morën çmimet e tyre.
Synimi i organizimit të këtij kampionati ishte ndihmesa dhe përcjellja e mesazhit, që të rinjtë të bëjnë Parkun e Madh të Liqenit pjesë të rutinës së tyre të përditshme, pasi ajri i shëndetshëm dhe sporti janë një nga kombinimet më të mira.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com