"Konti" bllokon 600 kg drogë
me furgon do hynte në Korçë

TIRANE- Një sasi prej 600 kg lëndë narkotike e llojit kanbis sativa është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Korçë.

Droga po transportohej me furgon dhe policia ndaloi 2 persona,  Tomi (Gazmir) Fatos Hila, 31 vjeç, banues në fshatin Dardhe,Hotolisht-Librazhd, dhe Mariglen Shkelqim Topuzi, vjeç, 28, banues në Pogradec.

Operacioni i sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të Korçës u kodua “Konti”

“Të arrestuarit ishin duke udhetuar në qytetin e Korçës dhe u arriten të kapen përkatesisht , në hyrje të qytetit me automjetet tip BMË X5 , me targa AA 466 Fa dhe automjetin furgon Sprinter , me targa AA 569 IS , i cili mbante dhe sasinë prej 600 Kg lënde narkotike e dyshuar si canabis sativa”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen