"Kosova është Turqi"
Davatoglu: Erdogan u keqkuptua

"Kosova është Turqi"<br />Davatoglu: Erdogan u keqkuptua
ANKARA- Pas reagimeve të serbëve të Kosovës, lidhur me deklaratën e kryeministrit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në Prizren disa ditë më parë, ka ardhur edhe përgjigjja e ministrit të Jashtëm turk, Ahmet Davatoglu.

Sipas ministrit të Jashtëm, deklaratat e kryeministrit Erdogan në Kosovë janë keqkuptuar, edhe për shkak të përkthimit.

“Ato fjalë janë keqkuptuar. Janë vetëm disa fjalë që janë nxjerrë nga një fjalim i gjatë, dhe janë vënë në kontekst që neve nuk na pëlqen. Ne duam marrëdhënie të mira me Serbinë. Turqia ruan distancën e barabartë me të gjitha shtetet e Ballkanit”, i ka thënë Davatoglu televizionit shtetëror, TRT.

Ministri Ahmet Davatoglu ka thënë se kryeministri turk Erdogan ka folur për të ardhmen e përbashkët të të gjitha kombeve të Ballkanit, pasi “që të gjitha duhet të ecin përpara me paqe e stabilitet”.

Davatoglu ka thënë ndërkaq se ka pasur një bisedë të gjatë me homologun e tij serb, Ivan Mërkiç, gjatë të cilit i ka siguar ministrit të Jashtëm serb se “Ankaraja është e interesuar për marrëdhënie të mira edhe me Beogradin”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë