Vizita e Papa Françeskut në Tiranë ka zënë një vend të rëndësishëm në mediat botërore, kryesht ato Evropiane, e përditshmja italiane “La Repubblica” ka përshkruar vizitën e Atit të Shenjtë duke përcjellë dhe mesazhin kryesor për bashkëjetesë mes njerëzve pavarësisht besimit fetar.
“Askush nuk mund të mendojë se mund të bëhet mbrojë e zotit ndërsa projekton dhe kryen akte dhune. Askush të mos shfrytëzojë fenë për aksionet e tij kundër dinjitetit të njeriut dhe të drejtat e tij themelore, kryesisht atë të jetës dhe lirisë fetare nga të gjithë”. –është citimi i Papa Françeskut i me të cilin e përditshmja italiane ka nisur shkrimin e saj.
“La Repubblica” thekson se Papa Françesku ka zgjedhur pikërisht Tiranën në një moment tensioni të lartë nga kërcënimet e Shtetit Islamik dhe se gjatë takimit me autoritetet shqiptare ka akuzuar ekstremistët për keqpërdorim të fesë dhe ka treguar Shqipërinë si një vend me bashkëjetesë paqësore.
Më pas shton “La Repubblica” Papa Françesku iu është drejtuar të rinjve “Duhet të dini t’u thoni jo idhujve të parasë, jo lirisë false individualiste, jo varësisë nga dhuna. Nevojitet t’i thuhet po kulturës së solidaritetit. Kështu do të ndërtoni një Shqipëri më të mirë dhe një botë më të mirë.”
Një festë të madhe është zhvilluar në pritjen e Atit të Shenjtë në një vend që ka një shumicë myslimane shton në shkrimin e saj “La Repubblica”. Qindra e qindra persona u vendosën në radhë përgjatë trotuarëve të Tiranës në pritje të Papa Françeskut, ndërsa rrugët janë dekoruar me flamuj të Vatikanit e Shqipërisë përshkruan e përditshmja italiane duke mos harruar edhe fotografitë e 40 martirëve shqiptarë të rënë në emër të fesë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com