"Lepuri i egër" i Lushnjes që u 
kthye në superstar/Nga Bledi Mane

Qysh nga dje pasdite, Myslym Murrizi eshte kthyer ne superstar.

E kerkojne te gjithe: e kerkojne gazetaret per prononcim, e kerkojne femrat per egersine e tij joshese, e kerkon policia ta arrestoje, e kerkon partia te çadra te protestoje, e kerkon Lushnja ta vleresoje birin e saj, por Myslymi nuk gjendet.

Eshte fshehur, eshte strukur, eshte trembur…

Zgjat here pas here koken ne Facebook, shan perseri, perseri i heq postimet e tij, behet pishman, shan serish, serish nderon mendje.

Myslym Murrizi eshte nje ish- deputet i Kuvendit te Shqiperise dhe momentalisht kryetar i partise me te madhe opozitare per Bashkine e Lushnjes.

Eshte lider lokal i se djathtes qe pret te vije ne pushtet me dhune, me sharje, me kercenime, me fyerje, pa kauze, pa program, pa arsye te forta.

Eshte pasqyra me e mire e krisur dhe e thyer ku eshte katandisur opozitarizmi i ketij vendi.

Eshte simbol i arogances domestike qe i pergjigjet arogances qeverisese ne menyre te shemtuar dhe nuk ia rrezikon, por ua shton me gjate vitet pushtetit.

Myslymi eshte nje tjeter budalla dallkauk qe vetediskretitohet pa bere kurre perpjekjen me te vogel te nje racionali e te nje te permbajturi.

Une njoh disa Myslymer.

Njoh Myslym Pezen, nacionalisti trim e luftetar.

Njoh Myslym Shyrin, hero i luftes se dyte boterore.

Njoh Myslym Keten, nje tjeter burre trim e te paepur.

Njoh Myslym Lelen, artisti dhe klarinetisti virtuoz qe joshte me talentin e tij.

Njoh dhe Myslym Murrizin, lushnjarin e eger qe ka lene pa gjume femrat, policine, partine dhe njerezine.

Myslym shkaterruesin qe te eksiton kur bertet dhe kercenon me zerin e tij e te detyron t’i japesh voten.

Ndaj Myslym mos u fshi, shfaqu dhe kthehu te çadra.

Ti je fytyra e opozitarizmit sharlatan dhe nuk perben rrezik.

Kthehu Myslym, kthehu. Tani e tutje une nuk do shoh me porno, do shoh vetem videon tende kur bertet dhe kercenon porsi nje hamshor. Hamshor lushnjar i lirise dhe shpirtit opozitar. Eja Myslym dhe merrma me dhune. Merrma me dhune kete timen. Merrma me dhune voten time se e meriton…!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë