Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi shtyrjen e afatit të dorëzimit të ofertave për privatizimin e shoqërisë "HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2", nga data 09.07.2012 ora 14.00, në datën 10.09.2012 ora 14.00. Gjithashtu, shtyhet dhe afati i dorëzimit të ofertave për privatizimin e shoqërisë "HEC Ulëz-Shkopet" sh.a. nga data 13.07.2012 ora 14.00, në datën 13.09.2012 ora 14.00. Shtyrja është njoftuar vetëm gjatë ditës së hënë; gjithashtu faqja e internetit e ministrisë së Ekonomisë nuk ka funksionuar pothuajse gjatë gjithë ditës së diel, duke mos lejuar dhënien e informacionit, sipas portalit Energjia.al.
Nga burimet zyrtare nuk është dhënë asnjë informacion lidhur me këtë shtyrje. Sipas ekspertëve të fushës energjetike e të privatizimeve, këtu ose kemi të bëjmë me një shtyrje, pasi ndonjë subjekt i prefereruar i qeveritarëve ende nuk ka qenë gati të hyjë në "lojë" për blerjen e objekteve dhe ka kërkuar kohë shtesë, ose, nga ana tjetër, nuk ka patur ofertat e duhura, në sasi fondi e në prani subjektesh.
Deri tani, është besuar se nga shitja e këtyre objekteve energjetike qeveria mund të arkëtojë deri në 150 milionë euro për 4 HEC-e me fuqi 76 megavat në total, që aktualisht mund të kushtojnë deri në 300 milionë euro në rast se ndërtohen nga e para. Veprat Ulëz, Shkopet, Bistrica I dhe II garantojnë 22 milionë euro xhiro në vit, energji të garantuar për shitje, në një vend që vuan nga mungesa e energjisë.
Fillimisht, procesi dështoi pasi më 4 qershor u paraqitën vetëm dy oferta dhe me vlerë të ulët.
Deri tani, nga shqyrtimi i dokumentacionit rezultoi se kanë shprehur interes kompanitë EVN nga Austria, CNR & CN'AIR e Francës dhe VERBUND HydroPower AG po nga Austria.
Të katërta HEC-et ndodhen në gjendje të mirë, sidomos ato të jugut, për të cilat qeveria shqiptare shpenzoi 30 milionë euro (kredi e Bankës gjermane KfW) për të forcuar kapacitetet. Këto objekte garantojnë një fitim të sigurt, pasi energjinë e prodhuar ka të drejtë t'ua blejë korporata elektroenergjetike shqiptare, më një çmim të caktuar nga ERE për afro 9 lekë/kilovatori.
Austriakët e "Verbund" janë të interesuar për blerjen e tyre, me çmim 1 milion euro për megavat.
Ministria e Financave është në pritje të privatizimeve të mëdha, që nisin me Albpetrolin e vazhdojnë me këto 4 HEC-e, për të bërë ose jo rishikimin e mesvitit të buxhetit të shtetit, por këto lëvizje janë shenja mjaft të këqia.
(gk/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com