TIRANE - Përleshjet e dhunshme mes tifozëve në stadiumin “Loro Borici” gjatë pasdites së të enjtes, nuk mund të mbajnë më “peng” fushën e gjelbërt. Me këtë qëndrim kryeministri Edi Rama reagoi ndaj “luftës” të zhvilluar gjatë ndeshjes Vllaznia-Tirana në qytetin e Shkodrës ku u gjakos aksidentalisht presidenti i klubit sportiv të Tiranës Refik Halili, disa tifozë, mes tyre fëmijë dhe 4 policë.
Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, menjëherë pas përfundimit të vizitës zyrtare që zhvilloi në Kinë, kreu i qeverisë Rama flet për një bashkëpunim të ngushtë me Federatën Shqiptare të Futbollit për të shmangur përsëritjen e këtyre ngjarjeve, që në syrin e tij janë “histeri të turpshme të dhunës.
“Stadiumet në Shqipëri s’mund të jenë më peng i barbarëve! Do bashkëpunojmë ngushë me Federatën Shqiptare të Futbollit për t’i dhënë fund histerisë së turpshme të dhunës”, shkruan kryeministri Rama.
Ndërkohë pas dhunës të ndodhur në stadiumin, “Loro Boriçi” të Shkodrës ka reaguar ministrja e Arsimit dhe e Sportit Lindita Nikolla. Në një status në rrjetin social Facebook, Nikolla shkruan se ky turp nuk duhet të përsëritet më e për këtë ka paralajmëruar se do merren masa urgjente pa neglizhuar asnjë përgjegjësi.
Ndërsa, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e cilësoi dhunën një dukuri të shëmtuar që shqetësuar sportdashësit dhe mbarë opinionin qytetar. “Kasandrat e pushtetit që nxisin dhe shpërndajnë stigmatizime të mbushura me urrejtje dhe mllef ideologjik kundër ekipeve dhe tifozerive të Tiranës dhe Vllaznisë, janë shprehje e një mendësie primitive”, shkruan Basha në Facebook.
Edhe Federata Shqiptare e Futbollit e ka dënuar ashper dhunën e ndodhur pasdite në stadiumin “Loro Boriçi”. Nëpërmjet një deklarate, FSHF kërkoi nderhyrje energjike nga ana e Policise se Shtetit per te frenuar te gjitha aktet e dhunshme te cilat vetem prishin imazhin e futbollit.
Ndërsa Klubi Vllaznia thotë se disponon pamje filmike që faktojnë dhunën e tifozëve të Tiranës, ndërsa përfaqësuesit e klubit shprehen se këto pamje do t’i çojnë para organeve të drejtësisë, në mënyrë që të merren masa.
Ato pretendojnë se, “Refik Halili u qëllua nga tifozët e Tiranës aksidentalisht. I menjehershëm ka qenë edhe reagimi i shoqatës së tifozave të Tiranës, “Tirona fanatics”, të cilët akuzojnë policinë e shtetit për mosgarantimin e sigurisë në stadiumin e Shkodrës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO