"Marrëveshja e Himarës"
zgjidhje urbane për zonën

TIRANE- Nisma e deputetit Koço Kokëdhima "Marrëveshja e Himarës" ka bashkuar në një event, të zhvilluar dje, banoret e Himarës dhe fshatrave përreth, Artan Shkrelin, konsulent në Kryeministri, Zydi Dajtin, drejtor i INUK-ut, Artan Lamen, drejtor i ALUIZNI-t, Auron Taren, drejtor i Agjencisë së Bregdetit, Gjergji Goron, kryetar i Bashkisë Himarë, si dhe kryetarë të njësive vendore të qarkut të Vlorës etj. Eventi, organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, Bashkinë e Himarës, INUK dhe policinë, ka patur si qëllim rehabilitimin arkitekturor të fshatrave të jugut.

Eventi ka si synim thellimin e tematikës mbi zhvillimin turistik bregdetar, e mbi të gjitha ndërgjegjësimin e popullsisë vendase për vënien në zbatim të projektit që është prezantuar nga një grup arkitektësh me në krye Piro Thomën.

Projekti për fshatrat e zonës bregdetare jugore i jep rëndësi menaxhimit të territorit, rikonstruktimit arkitekturor të banesave vendase dhe bashkëpunimin e banorëve për vënien në zbatim të tij. Banorët nënshkruan një marrëveshje, e cila, sipas deputetit Kokëdhima, synon t’i japë zgjidhje përfundimtare problemeve të zhvillimit kaotik urban që kanë marrë këto zona. “Kjo konferencë është një mundësi që vetë banorët, vetë qytetarët, të marrin pjesë drejtpërdrejt në bërjen e gjërave.

Është shumë me rëndësi që në kulturën e punës të të gjitha organeve të pushtetit dhe veçanërisht të pushtetit vendor të ketë një bashkëbisedim të sinqertë dhe të hapur me të gjithë dhe t’i jepet përgjigje dhe zgjidhje kërkesave të drejta të njerëzve. Ne do ta bëjmë rregullisht këtë. Nuk mund të ndërtojmë dhe rindërtojmë nëqoftëse vazhdon ndërtimi pa leje këtu,  nëqoftëse bëjmë themele nëpër fusha me ullinj, nëqoftëse hyjmë nëpër fshatrat tradicionalë dhe bëjmë ndërtesa të paautorizuara.

Prandaj dua tju them se jemi në besë të njëri-tjetrit. Kush do të bëjë një ndërtim pa leje, do të rrafshohet ndërtimi që do të bëjë. Mbretërinë e vetë Saliu e ndërtoi mbi injorancën dhe varfërinë. Instiktivisht ai e udhëhoqi zhvillimin e këtij vendi drejt varfërisë. Ne nuk do të vazhdojmë këtë rrugë. Mos të gënjehen njerëzit se do të vazhdojnë ndërtimet pa leje. Kjo ditë dua që të fiksohet në kokën e të gjithëve ne e t’ia bëjmë të qartë të gjithë burrave dhe grave të Bregut si një ditë që ne e kemi mbyllur një histori të errët që kaluam në këto 20-30 vite.

Historinë e vetëshkatërrimit, ku shkatërruam pasuritë tona me duart tona me ato ndërhyrje brutale të gjithë sekserëve të ministrave në këtë vend të Saliut. Ne duhet që të bëjmë sot këtë marrëveshje që këtej e tutje të mos lejojmë më as pushtetarë, as të Tiranës e as të Himarës të vënë dorë mbi pasuritë e këtij populli”, ka thënë ndër të tjera deputeti Koço Kokëdhima.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet