Gjykata e shkallës së parë Durrës ka lënë të lirë kundrejtë garancisë pasurore me vleren 15 mije euro Gjuljen Sami 52 vjeçe, e cila dyshohet se kishte rolin e ndërmjeteses, ndërsa për Ilir Dengu 53 vjeç i cili kishte rolin e shoferit gjykata vendosi detyrim paraqitje dy here ne muaji prane oficerit gjyqesor.

Masa e sigurimit për shtetasin Irfan Ameti 46 vjec, u shty për shkak se familjarët nuk mundën të paraqesin në kohë transaksionin bankar për garancinë pasurore prej 10 mijë euro të derdhur në favor të këtij shtetasi. 

Tre personat akuzohen për veprat penale ”Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”dhe”Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit".

Ata u arrestuan tre dite me pare ne kuader të operacionit të koduar”Eklips”, ku specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Durrës, sekuestruan 550 mijë paketa kontrabandë të markës’Merhaba”, me vlerë 154 milion lekë të reja në tregun.

Sasia e mallit, u bllokua gjatë kontrollit që u ushtrua trailerin i cili drejtohei nga Ilir Dengu.Sipas organit të akuzës Irfan Ameti, i cili kishte rolin e ndërmjetesit kishte bere nje kontrate fiktive me nje kompani fantazem, me qëllim shmangien e detyrimeve.Ky pretendim është rrezuar nga vetë i akuzuari i cili pohoj se kishte vetëm rolin e perkthyesit dhe jo të ndërmjetesit.

Zbulimi i kontrabandës së cigareve të ngarkuara në Mal të Zi, pa dokumentacion te rregullt dhe destinacion të përcaktuar erdhi në bazë të informacioneve të marra nga Shërbimet Homologe të huaja.

Nëse akuza provohet tre shtetasit rrezikojne nga 5 deri ne 10 vite burg.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)