Në kulmin e Euro 2012, futbollisti më i mirë në botë Lionel Messi ka zgjedhur të kritikojë skuadrat me tipare të theksuara mbrojtëse. Sulmuesi argjentinas i konsideruar që në moshën 24 vjec, si lojtari më i mirë në histori, ka thënë se futbolli është një lojë që të jep kënaqësi, dhe nuk duhet vetëm të mendohet si të fitohen trofe.
Barcelona e tij doli në vendin e dytë në kampionatin spanjoll pas Real Madrid , ndërsa humbi edhe në gjysmëfinalen e Champions League ndaj Chelsea. Stili i lojës së londinezëve, dhe i skuadrës së Jose Mourinho, është mjaft antipatik për Messin.
'Futbolli është një lojë. Unë gjithmonë përpiqem që të argëtohem në fushë, dhe jo vetëm të luaj mirë. Dita që unë nuk do të argëtohem më me futbollin, do të jetë edhe dita që nuk do luaj më këtë lojë. Nuk dua ta humb kurrë atë pasion. Sot shumë skuadra luajnë në mënyrë statike dheshqetësohen më shumë për rezultatin, se për atë që japin në fushë% tha Messi për revistën Times.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com