"Mona Liza" afrikane del në
ankand pas shumë vitesh e zhdukur

"Mona Liza" afrikane del në<br />ankand pas shumë vitesh e zhdukur<br>
Një “Mona Liza afrikane” ikona e vërtetë kombëtare në Nigeri, e konsideruar si e zhdukur, do të shitet në ankand pasi u rigjet në një apartament në Londër.

Ky portret i princeshës Ife Adetutu Ademiluyi, ashtuquajtur “Tutu”, pikturuar në vitin 1974 nga artisti nigerian, Ben Enwonwu do të shitet në ankand më 28 shkurt nga shtëpia e ankandeve ”Bonhams”, një shitje që do të transmetohet drejtpërdrejt në Lagos për t’u mundësuar blerësve potencialë të interesohen.

“E konsideroj si Mona Lizan afrikane”, theksoi romancieri nigerian, Ben Okri, laureat i Booker Prize për këtë portret që nuk ishte parë më që prej ekspozimit për herë të fundit në vitin 1975.

mona liza afrikane
(Piktura e konsideruar si Mona Liza afrikane)

“Që prej 40 vitesh, kjo është një pikturë legjendare, të gjithë flasin për të, pyesin ku është Tutu?”, theksoi shkrimtari.

“Artisti nuk ka shfaqur thjesht vajzën e re, ai ka shfaqur të gjithë traditën. Kjo është një simbol i shpresës dhe rigjenerimit në Nigeri, simboli i Feniksit të rilindur nga hiri”, shtoi Ben Okri i cili theksoi se kishte kaluar disa orë duke e parë atë dhe duke kompensuar kohën e humbur.

Ben Enwonwu ka pikturuar tre versione të Tutusë, por tre tablo ishin zhdukur deri sa një prej tyre ishte rigjetur nga Giles Peppiatt, drejtor i artit modern afrikan tek ”Bonhams”.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi