Rreth dy javë më parë, vëllai i yllit të muzikës e akuzoi këtë të fundit publikisht se po le motrën e tyre të vdesë. Morgan Carey sulmoi divën e muzikës live në television, duke e quajtur ‘një shtrigë të ligë’, pasi kjo e fundit refuzon të paguajë trajtimin mjekësor të së motrës që është në gjendje kritike për jetën.
41-vjeçari e quajti Mariah ‘të pashpirt’, që nuk pranon të ndihmojë financiarisht motrën e tyre Alison, që përveçse është e infektuar me HIV, i duhet të kryejë një ndërhyrje emergjente në tru dhe shpinë (Lexo këtu).
Këtë herë vetë Alison mori përsipër t’i lutet publikisht Mariah Carey-t, duke iu përgjëruar për mëshirë dhe t’i shpëtojë jetën. “Mariah të dua, kam nevojë dëshpërimisht për ndihmën tënde. Të lutem mos më braktis”, dëgjohet të thotë e motra në video, ndërsa duket shumë e dobët dhe e lodhur fizikisht.
Alison ia dërgoi videon e saj redaksisë së “DailyMail” me shpresën se e motra do ta dëgjojë dhe do të bëjë diçka për të ndryshuar gjendjen e saj.
/Shqiptarja.com