"Nëntori i dytë" çel të shtunën
Festivalin e Filmit
Fillon ditën e shturën edicioni i 13-të i Festivalit Kombëtar të Filmit. Festivali I cili rikthehet pas pesë vitesh mbledh filmat më të fundit të prodhuar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
TIRANE- Fillon ditën e shturën edicioni i 13-të i Festivalit Kombëtar të Filmit. Festivali I cili rikthehet pas pesë vitesh mbledh filmat më të fundit të prodhuar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Por edhe pse është një edicion që sjell prodhimet më të fundit, projeksioni i parë është lënë versionit të restauruar të filmit "Nëntori I dytë" i regjisorit Viktor Gjika.
Filmi 90 minutësh që do të shfaqet në kinema Millennium, do të fillojë projeksionin në orën 18.00 të së shtunës, pas një ceremonie nga organizatorët. Pas tij do të shfaqet premierë botërore, dokumentari "Anija" nga Roland Sejko. Mbrëmja e parë do të mbyllet kështu me këto dy projeksione dhe ceremoninë. Pas këtij fillimi gjithcka do të hyjë në rrugën e një gare me një program të ngjeshur. 15 filma të prodhuar në periudhën 2007 - 2012, do të garojnë për titujt kryesorë të festivalit si filmit fitues, regjia dhe aktorët më të mirë. Përmendim mes tyre "Muaj mjalti", "Ne dhe Lenini", "Aministia", "Pharmakon", "Lindje-Perëndim-Lindje", Ballkan Bazar" apo "Sekretet".
Nuk do të mungojë edhe seksioni i filmave dokumentarë, dhe atyre të animuar. Festivali ka dy juri dhe Robert Ndrenika është një nga artistët e vlerësuar për të qëndruar në krye të gjykimit të filmave. Festivali Kombëtar i Filmit do të zhvillohet në dy ambiente paralele; në kinema Millennium do të jenë projeksionet e filmave të gjatë dhe të gjitha ceremonitë e tjea, ndërsa seksioni I filmit të shkurtër do të jetë kryesisht në sallën e Teatrit Kombëtar të Komedisë. Oraret e projeksioneve një kinema do të fillojnë nga ora 10.00 deri në orën 20.00 ndërsa në sallën e teatrit do të ketë projeksioneve vetëm në orën 10.00 të cdo dite ku do të fillojnë projeksione kryesisht të filmave të shkurtër. Edhe në këtë edicion nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë është përdorur e njëjta formulë e përdorimit të ambjenteve, ashtu si dhe në edicionin e pesë viteve më parë, vetëm se tani rruga pedonale ofron shumë më tepër mundësi për ceremoni dhe foto të ndryshme gjatë festivalit.
(Shkrimi u publikua ne suplementin FUNDJAVA, te gazetes Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
53%
-
Jo
32.9%
-
Nuk e di
14.1%
Vota total: 1435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025: Më e mira është përpara
28 Korrik, 22:49
-
Elbasan/ Burri plagosi me thikë ish gruan, arrestohet, 48 vjeçarja dërgohet në spital (EMRI)
28 Korrik, 22:45
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta
28 Korrik, 22:26
-
Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital
28 Korrik, 22:20
-
Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…
28 Korrik, 22:11
-
Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën
28 Korrik, 22:02
-
Skënder Minxhozi: Ta gëzosh qeverinë teknike, Doktor!
28 Korrik, 22:00
-
Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot! Radhë kilometrike automjetesh
28 Korrik, 21:56
-
Shtëpia e Bardhë fajëson Hezbollahun për sulmin 'e tmerrshëm' në Golan
28 Korrik, 21:55
-
Macron bisedë telefonike me Netanyahun: Dënon sulmin në Lartësitë e Golanit, por i kërkon të mos ketë përshkallëzim
28 Korrik, 21:46
-
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, ja përse
28 Korrik, 21:34
-
Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë/ Karrigia e Maduros në rrezik, kërcënon me 'luftë civile' nëse nuk zgjidhet
28 Korrik, 21:24