Në SHBA fjala e fundit "Nuk Marr dot Frymë" e Eric Garner i cili humbi jetën gjatë kohës kur policia po përpiqej ta arrestonte, zgjidhet si etiketa numër një e medias sociale për vitin 2014 raporton Anadolu Agency (AA).

Në zgjedhjet e mbajtura në SHBA, fjala apo fraza e dëshiruar për t'u dëgjuar (përhapur) në media duke i bashkangjitur fjalën me shenjën '#' janë përcaktuar 10 etikatat më të kërkuara.

Në zgjedhje etiketa më e përhapur dhe më e përdorur në vendin e parë në median socila e zuri shprehja e 43 vjeçarit Eric Garner shprehja "Nuk marr dot Frymë" të cilën ai e tha para se të ndërronte jetë gjatë arrestimit të tij nga polica me 17 korrik.

Ndërsa në vendin e dytë ka qenë emri "Unë jam Michael Brown" i 18 vjeçarit Michael Brown i cili humbi jetën si pasojë e dhunës së policisë në Ferguson me 9 gusht me etiketën ''#IAmMikeBrown''.
10 etiketat më të përfolura për vitin 2014 vijojnë si më poshtë :

#ICantBreathe
#IAmMikeBrown
#IceBucketChallenge
#BringBackOurGirls
#WorldCup
#WhyIStayed
#UmbrellaRevolution
#YesAllWomen
#TanSuit
#AlexFromTarget

Vendimet për mos ndjekjen penalisht të policit Daniel Pantaleo përgjegjës për vdekjen e Garner dhe të policit Darren Wilson përgjegjës për vdekjen e Michael Brown ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)