"Nusja në thes" premierë për ish-të persekutuarit politikë

"Nusja në thes" premierë për ish-të persekutuarit politikë
Ish-të persekutuarit politikë janë publiku i zgjedhur që do të kenë mundësi të ndjekin shfaqjen “Nusja në thes”.

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) në bashkëpunim me Teatrin "Metropol do të shfaqin këtë pjesë teatrale me skenar nga Hekuran Zhitit (ish- i persekutuar politik i diktaturës), ekskluzivisht për këtë kategori personash.

Shfaqja do të jepet këtë të mërkurë në orën 18:00 dhe hyrja do të jetë falas. Ish- të përndjekurit mund të marrin pjesë në këtë premierë së bashku me familjet e tyre.

Komedia “Nusja në thes” është shkruar në vitet 1944-1954 dhe flet për Shqipërinë e viteve '20-të.

Vepra e Hekuran Zhitit u rikthye 60 vjet pas premierës nga regjisorja Elma Dorezi, regjimi i pas Luftës së Dytë Botërore nuk e lejoi dhënien e kësaj shfaqjeje në atë kohë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan