"Për 15 vite me radhë do të realizojmë
20 milionë euro investime në Kosovë"

"Për 15 vite me radhë do të realizojmë<br />20 milionë euro investime në Kosovë"
STAMBOLL (AA) - GÖKHAN YILDIZ - Mesut Serhat Dinç, anëtari i Bordit Drejtues të Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të Kosovës, në partneritet me Çalik dhe Limak të cilët kryejnë aktivitetet e shpërndarjes së energjisë elektrike në vend, duke vënë në dukje se kanë obligim që për 15 vite me rradhë të kryejnë një investim me vlerë 20 milionë euro ndaj qeverisë dhe popullit të Kosovës ka deklaruar se gjatë dy vite e gjysmë të kaluara janë realizuar mbi 50 milionë euro investime, raporton Anadolu Agency (AA).

Dinç i cili i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit të AA-së ka pohuar se shpërndarja e energjisë elektrike në Kosovë nuk është si në Turqi dhe se në vend ndodhen 450 mijë abonentë.

Ai duke vënë në dukje se në vit kanë arritur të shpërndajnë afërsisht 4.5 miliardë kilovat energji elektrike u shpreh se: "I kemi dhënë fjalën qeverisë dhe popullit të Kosovës, nga kjo pikëpamje në marrëveshje e kemi shtuar edhe një pikë. Jemi të obliguar të bëjmë një investim prej 20 milionë euro në 15 vite. Gjatë 2.5 viteve të kaluara kemi bërë një investime në vlerën e mbi 50 milionë eurove".

Mesut Serhat Dinç duke vënë në dukje se organizimi i tregut të energjisë në Kosovë në pikëpamjen e rregulloreve dhe ligjeve në krahasim me Turqinë ka vështirësi dhe nuk është aq i zhvilluar sa në Turqi ka shtuar më tej se: Pavarësisht kësaj vendi ka shënuar përparime të rëndësishme dhe për këtë ato përpiqen. Që nga viti i kaluar e deri tani kanë hedhur hapa shumë të rëndësishëm veçanërisht në privatizimin e prodhimit në tregun e energjisë elektrike".

Sipas tij Kosova nga pikëpamja burimeve nëntokësore është një vend i pasur veçanërisht me qymyr dhe shprehet se "norma që ne e quajmë heqja e shtresës është goxha e ulët, mund të themi afërsisht 50 përiqnd, edhe ne kemi kryer ekzaminimet tona në këtë pikëpamje, por tani për tani ne jemi të përqendruar në pikat e shpërndarjes së energjisë elektrike dhe shërbimeve të shitjes me pakicë që vjen nga shpërndarja".

- "Me Akademinë Kompanisë e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të rinjtë e Kosovës përvetësojnë një profesion"-

Dinç duke vënë në dukje se papunësia në Kosovë është e madhe deklaron se: "Teksa mendonim se çfarë të bënim me të rinjtë e Kosovës na erdhi në mendje Akademia Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të Kosovës, e cila përbëhet çdo vit nga një grup prej 50 personash nga vitet e fundit të shkollave të mesme dhe atyre të larta. Ndaj këtyre studentëve në Kosovë jepet çdo fundjavë mësime nga lektorë e akademikë të ardhur nga universitete të ndryshme, duke përfshirë edhe Universitetin e Bosforit (Boğaziçi). Në këtë mënyrë të rinjtë e Kosovës kanë mundësinë të marrin certifikatë e cila u njihet në Evropë dhe në vende të zhvilluara të botës, ku në saj të kësaj akademie përvetësojnë edhe një profesion. Akademia është vlerësuar në 4 çmime në Stevie International Business Awards".

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë