TIRANË - "Është bllokuar një pallat krejtësisht i ligjshëm". Kjo ka qenë kundërpërgjigja e avokatit të disa pronarëve të apartamenteve dhe të truallit, ku është ndërtuar i shumëpërfoluri "pallati i Bashës", Maks Haxhia në lidhje telefonike për "A1 Report".
Haxhia ka argumentuar se "janë të dokumentuara pronësia mbi truallin, leja e ndërtimit, leja e sheshit të ndërtimit, realizimi i ndërtimit, pagesa e gjithë taksave, kontratat mes shtetasve dhe investitorëve, kontrata e shtetasve dhe bankës që i ka financuar në fortmë kolaterali, ku kanë vënë atë apartament që kanë blerë".
"Pas kolaudimit është bërë dhe hipotekimi i pallatit. Këta shtetas sot kanë statusin e pronarit të apartamentit", ka përmbyllur avokati i njohur Maks Haxhia.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com