"Pedalim në qiell" projekti i ri në Londër,
korsi e veçantë për biçikletat

Së shpejti, çiklistët por edhe ata që pelqejnë të dalin me biçikletë në Londër do të kenë mundësinë të pedalojnë në një rrugë vetëm për t’a, në qiell.

Arkitekti me famë botërore, Sir Normal Foster ka projektuar një rrejt rrugësh prej 217 kilometrash e cila do të ndërtohet mbi hekurudhat e Londrës për të krijuar rrugë të reja për çiklistët në kryeqytetin e Anglisë.

Projekti i quajtur "SkyCycle" (Pedalim në qiell) pritet të kushtojë rreth 354 milionë euro.

Arkitekti Foster u shpreh se me trafikun e rënduar të Londrës, mënyra më e mirë dhe e sigurtë për të lëvizur me biçikletë është mbi rrugët dhe autostradat.

Megjithatë, disa nga shqetësimet kryesore janë ekspozimi ndaj erërave të forta dhe shkallët që duhen ngjitur për të arritur të rrjeti i rrugëve.


Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet

Serbi/ Studentët u rikthehen protestave në Beograd, bllokojnë pikat kryesore të qarkullimit në kryeqytet