Kuptohet mirëfilli nga lexuesit se këtu nuk është fjala për ndonjë periskop me të cilin publicisti, dokumentaristi dhe shkrimtari i njohur, Ilir Mati, ka zbuluar dikur atë që ne nga viti 1945, me vendosjen e diktaturës komunist në Shqipëri, u mësuam ta quanim “ferri kapitalist”, pra vendet perendimore, me regjime antidemokratike,dhe antipopullore të Evropës, deri në Amerikën e largët.
Me fjalë të tjera, ato vende , ku popujt e mjerë dhe të shtypur nga padronët vuanin edhe për bukën e gojës, por me të cilat pas thuajse pas 50 vjetësh u bëmë… vende mike, sepse edhe në Shqipëri, si në vendet e tjera të quajtura “socialiste”, u vendos demokracia e vërtetë, që nuk ishte gjë tjetër vecse demokracia perendimore e këtyre vendeve që përbënin këtë…ferr.
Jo, është fjala për një roman të ri, grotesk të këtij shkrimtari, ku një farëlloj periskopi i sajuar me mjete rrethanore nga Markoja, njëri prej personazheve aq tërheqës të romanit, bëhet vegël për të bërë zbulime të papërfytyrueshme nga një vend i vogël dhe të vecuar nga bota, sic ishte Shqipëria, në vendin me të cilin nuk na ndan vecse një det.
Shkurt, me anë të kësaj vegle cudibërëse, banorët e një qyteti të humbur bregdetar, ku është ngritur një bazë e fuqishme luftarake, njihen me të fshehtat e këtij ferri që e përfytyrojnë në mëndjen e tyre me ato që kanë dëgjuar nga gjyshërit në përrallat të mënxyrshme, plot dragoj e përbindësha të cilët shkatërronin qytete e fshatra, dhe banorët e tyre ose i vrisnin, ose i merrmin robër.
Këto ide shkrimtari na i shpalos mirëfilli që në fillim të romanit të tij duke na intriguar të ndjekim me kërshëri ngjarjet që pasojnë në kapitujt ose “gurët” e tjerë, sic i quan ai, të cilët herë na bëjnë të vemë buzët në gaz, herë na trishtojnë dhe herë na gajasin së qeshuri nga shtjellimi i ngjarjeve dhe personazhet që ato bartin.
Dhe ja se si:
Kur jepet sinjali luftarak, sic duket për një sulm të mundshëm nga armiqtë përtej detit, Markoja, pësonazi kryesor i romanit , dhe shokë të tjerë detarë, të ndodhur nënëndetëse vihen në pozicione lufte që t’i asgjësojnë ata.
Por në vend të anijeve armike pë të cilat kishin përgatitur silurët, –shkruan autori,- Marko ishte i pari që nga periskopi pa në buzëdetin armik një qender pushimi të mbushur plot me njerëz. Nuk u besoi syve. Mendja i shkoi te mirazhet apo te ndonjë deformim i shikimit, shkaktuar nga lentja defektoze…Në periskop dukeshin vithet e bukura, gjokset e plota dhe kofshët e gjata të vajzave.Gjëra ushtrie nuk dukeshin gjëkundi…Pranë vend të bazës detare armike nëndetsja e tij ndodhej përpara një qendre pushimesh verore”.
Këto pamje ishin kaq befasuese, për të gjorët marinarë,sa ata mbetën të trallisur, të përpirë nga ndjenja turbulluese të “… Furfullonit, Erosit të grekëve,- nënvizon autori ,- ashtu sic ishin farmakosur dikur shokët dhe aventurieri i papërsëritshëm, Odisea, nga këngët e sirenave. Gati të gjithë u masturbuan për të shpëtuar nga tronditja dhe ngasja që i zuri”.
Por kjo nuk është vecse fillimi i ngjarjeve që e shtyjnë Markon në ngasje të tilla të cilat vënë në lëvizje ngacmuese tërë qytetin. Kjo ndodh pasi ai, specialist në fabrikën e qelqit, ku përgatiten vazo për marmalatë, turshi, kos… është thirur përkohësisht në shërbimin ushtarak në marinë, për të prodhuar lente të periskopëve…Natyrisht për një arsye shumë të fortë, sepse lentet ishin material importi që i kushtonte shumë shtetit socialist.
I pajisur me këtë përvojë Markoja pas shërbimit në marinë kthehet nga baza ushtarake në qytet dhe këtu nis e përgatit një periskop që do t’ japë mundësi atij, aë shoqes, Martës, dhe gjyshes të shohë pamje larushitëse të vendit armik të përtej detit, disa nga të cilat ka mundur t’i fiksojë në foto nga periskopi i nëndetëses, ku duken portrete e trupa thuajse të të lakuriqta femrash … “armike” dhe t’ua japë ato t’i shohë Marta dhe shoqet e saj, të cilat dorë më dorë ua përcjellin dhe shoqeve të tjera.
Si rrjedhojë, në plazhin e vogël të këtij qyteti, në vend të kostumeve të banjove të viteve 20- të shekullit të kaluar, femrat zunë të dilnin me kostume të qepuara sipas modeleve të këtyre fotove..
Markoja me zellin dhe pasionin e një astronomi mbaron më së fundi së montuari periskopin e tij, me të cilin ai, familja e tij dhe të afërmit zënë të shohin pamje të tjera nga qyteti i huaj në bregun e përtejdetit.
“Por me regull të bërë nga shpikësi i periskopit dhe miratuar edhe nga gjyshja,u ndalua shikimi brenda shtë[ive të komshijve…- thumbon autori me humor.
Nga pamjet në periskop rethi i tij shoqëror mëson se c’ështe kafeja ekspres, të cilën, në mungesë të mjeteve që duhen, nisën ta përgatitnin me një tenxhere me presion dhe një një tub me rubinet, dhe ne vend të të qumështit të lopës, që nuk gjendej, përdornin qumësht dhije.
Një mësues fizkulture duke parë nga periskopi pamje të garave me barka përgatit edhe ai një barkë, por gabon rëndë i gjori se ata të Sigurimit e kallin në burg duke hamedësuar se me atë barkë ai rrekej të arratisej.
“Të apasionuarit pas garave të automobilave,- vazhdon autori,- menduan të zbaviten duke bërë edhe ata gara me gomerë dhe mushka”. Gjithnjë nën shembullin e pamjeve që ofronte periskopi nga qyteti armik, zunë të organizoheshin konkurse bukurie dhe parada mode.
Sic shihet, grotesku që në faqet e para të romanit na befason me këtë gjetje shumë të mencur të autorit, me periskopin, që thuajse shdërrohet nga një mjet magjik , në personazh aq të shtrenjtë për heronjtë e romanit. Dhe ky grotesk merr permasa të mëdha dhe nis e shtjellohet në formë spiraleje në “gurët”, pra në kapitujt e tjerë të romanit, ku shkrimtari Ilir Mati rrefen se krahas periskopëve të tjerë që bëhen dhe ruhen ilegalisht nga banorët e qytetit, këtë radhë shfaqen legalisht … bunkerët, idenë e ngritjes së të cilëve e kishte dhënë kryeministri dhe e kishte miratuar me shumë entuziazëm Komandanti i Përgjithshëm!.. Në prani të kryeministrit ishin bërë dhe provat e qëndrueshmërisë së tyre nga goditjet e mundshme të predhave të rënda armike të cilat kishin dalë me shumë sukses.
Kësisoj bunkerët nisin e vendosen përgjatë bregdetit, në shtëpitë e bonorëve të qytetit dhe kudo në territorin e këtij vendi të vecuar… Madje një bunker vendoset dhe në oborrin e shtëpisë së Markos. Kështu tërë qytetarët e këtij vendi do të mbrohen nga sulmet e befta që mund të vijnë nga bregdeti i atij vendi të të huaj, nga ku marinarët e flotës ushtarake bashkë me Markon kishin parë me periskop vetëm pamje… epshndjellëse .
Megjithatë, “…Brenda pak orëve bunkerët e urryer prej banorëve të qytetit u kthyen në qendra … dashurie dhe zbavitjeje,-shkruan autori. -Madje u zbukuruan me luledele dhe lulëkuqe.”
Shtohen bunkerët në qytet, që do të mbrojnë atdheun nga rrethimi borgjezo-revizionist, por shtohen me ankth dhe periskopët për të parë pamje nga këto vende, të cilat dëshmojnë të kundërtën.”Në pak kohë qyteti u shndërua në një punishte të madhe artizanati,- shkruan autori.-Të gjithë dhe kudo flitnin vetën per periskopin e bërë vetë”.
Por erdhi një ditë që organet e Sigurimi të zbulojnë këtë mjet “…që ishte prani virtuale e armikut në shtëpitë e qytetarëve dhe që paraqiste rrezik të madh për fatet e Republikës,- stigmatizon autori,- sepse zbulohet se me anë të periskopëve që përdoren dhe në bregun përtej , kanë filluar këmbime mesazhesh midis të arratisurverve në dhe të huaj, dhe familiarëve të këtij qyteti”.
Si pasojë, policia fillon bastisjet nëpër shtëpitë e banorëve, zbulon periskopët dhe kështu fillojnë edhe arrestimet…Qyteti shkretohet, duket sikur ka rënë në zi.Periskopët zhduken…Sidoqoftë, është një djalë që ka guxim të mbajë të maskuar shpinë një periskop portativ.E mban që të ndjekë hap pas hapi një vajzë që e dashuron marrëzisht .
Nuk po zgjatem më tutje në përshkrimin e përmbajtjes së këtij romani grotesk, të shkruar me stil të rrëmbyeshëm dhe tërheqës nga autori. Ky stil ka shërbyer për të shtjellur sa më mirë episodet, herë me ironi, herë me sarkazëm dhe, doemos, edhe me humor. Kështu tragjizmi i asaj periudhe aq të zymtë të vendit tonë shihet nga një këndvështrim shumë origjinal dhe kuptimplotë duke i dhënë romanit edhe karakter filozofik.
E thekson këtë këndvështrim edhe shfaqja e disa figurave mitologjike si Afërdita, përendesha e Bukurisë, Erosi, perendia i Dashurisë, Marsi, perendia i Luftës… Përmendja ose ndërhyrjet e tyre edhe me prapavështrime janë gërshetuar me shije të hollë dhe me masë nga autori duke zgjeruar dhe kornizat e ngjarjeve të romanit që zhvillohen në këtë qytet të lashtë dhe të pasur me histori po aq të lashta..
Po e ilustroj këtë vecori me shembullin e mëposhtëm:
“Marsi i shqetësuar nga prania në ëndërr e hyjneshës së Bukurisë, e quajtur prej vdekëtarëve Afërditë, Venerë, Venus, Tiranë, u zgjua i zemëruar. Flinte në strehimin e tij të blinduar. Në ëndërr nuk i kishte pëlqyer gëzimi dhe hareja e qytetit mesjetar pranë bazës ushtarake…”
Në “gurët”, pra në kapitujt e fundit të romanit, Ilir Mati rrefen episode që ndodhin në ketë qytet kur tashmë vendin e perikospëve e kanë zënë televizorët…Por ata janë mjete “legale” që tregtohen nga vetë shteti komunist,dhe emisarët e tij, duke kujtuar rrezikun që kishin sjellë periskopët, merr përsëri masa të rrepta- heqjen e cdo antene mbi catitë e shtëpive, me anë të të cilave merreshin pamje të mallkuara helmatitësë të cilat vinin nga vendet borgjezo-revizoniste, dhe vendi mbetet kështu edhe më i izoluar nga bota.
Episodet tragji-komike që lidhen me betejat “kaq të rëndësishme” të partisë-shtet… për heqjen e antenave të televizorëve, janë shkruar po aq këndshëm sa episodet me odisenë e periskopëve.Megjithatë, mendoj se ato mund të mos përfshiheshin në roman, sepse të papriturat që sjell periskopi, në funksion të një “personazhi”, rreth të cilit vërtiten ngjarje me shumë të papritura, është gjetje e rrallë dhe shumë e goditur e autorit që e befason më shumë lexuesin, se sa të papriturat që sjellin antenat e rrezikshme të televizorëve, që janë të njohura dhe përjetuara më parë prej tij edhe në krijime të mëparshme, ndonëse jo në ktë nivel.
“Periskopi” është vazhdë e një romani tjetër të autorit, të titulluar “Turmat”, të shkruar vite më parë, në të cilin në mënyrë kronologjike dhe me nota humoristiko-satirike ai pasqyron zhvillimet e ngjarjeve aq tronditëse të vitetve fundit të diktaturës komuniste, deri në vitet e para të shekullit të 21-të . Por te “Periskopi” ato janë përcjëllë me tone më të mprehta dhe më të fuqishme .
“Periskopi” është botuar më 2010. Mendoj se jo vetëm për origjinalitetin,por edhe për vlerat, , duhej të kishte tërhequr vemendjen e kritikëve, aq më tepër që veprat groteske, humoristiko-satirike janë ende të ralla në letërsinë tonë të periudhës paskomuniste.
Mirëpo,sic duket, kritika nuk mund të ndjekë vërshimin e sa e sa veprave të mira, që janë botuar dhe vazhdojnë të botohen…Sidoqoftë, duke mbyllur këto radhë, bëj pyetjen:
” Po a kemi njëmend kritikë të mirëfilltë?”
/Shqiptarja.com