Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në bashkëpunim me Ambasadën franceze në Tiranë organizoi një pritje me rastin e “Pranverës Frankofone 2016”. Në pritje ishin të pranishëm Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë si dhe shumë miq të frankofonisë dhe personalitete të artit e të kulturës.

Veprimtaria që synon të kthehet në traditë, u përqendrua tek përcjellja e mesazheve kulturore, artistike dhe ekonomike, të cilat ndihmuan të sjellin më afër me njëri-tjetrin dy vendet, duke u kthyer në një mjet plotësues për promovimin e kulturës frankofone në Shqipëri, për promovimin e demokracisë, zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë në Europë.

Në fjalën e tij Kreu i Shtetit vlerësoi edhe harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri, vlerë që sipas tij duhet promovuar dhe ndarë me vendet e tjera jo vetëm brenda por edhe jashtë rajonit.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)