"Prishtina na u bë Pristina në Aeroport"

"Prishtina na u bë Pristina në Aeroport"
PRISHTINE - Pas hapjes së terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës janë shtuar zërat kritikë sa i përket mbishkrimit. Kompania turko-franceze, e cila e ka ndërtuar godinën e re të Aeroportit, ka vendosur në kulmin e terminalit mbishkrimin “Pristina International Airport Adem Jashari”, duke përdorur versionin serb (“Pristina”) dhe jo toponimin në gjuhën shqipe – Prishtina. Ky lëshim e ka shtyrë aktivisten politike Donika Gërvalla që nëpërmjet internetit të startojë me nënshkrimin e një peticioni, i cili i drejtohet kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Në peticion i bëhet apel Thaçit që të kthejë emrin e kryeqytetit të Kosovës në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit. “Mjaft e përdhosët vendin me emërtime serbe”, nënvizohet në peticion.
(Marrë na KOHA NET)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike

Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri prej tyre në gjendje kritike