"Qëndresa e ushtarakëve
italianë në Shqipëri"

"Qëndresa e ushtarakëve<br />italianë në Shqipëri"
TIRANE- "Qëndresa e ushtarakëve italianë në Shqipëri", me autor pedagogun e Universitetit të Romës, gjeneral Massimo Coltrinari, u promovua sot në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.

Libri i referohet Shqipërisë dhe prezencës italiane në vendin tonë. Ai ndahet në 7 kapituj, duke filluar nga historia dhe konfigurimi gjeografik i Shqipërisë prej lashtësisë, Lufta e I-rë Botërore, marrëdhëniet dhe zhvillimet politike ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë dhe deri tek bashkimi i Mbretërisë Shqiptare, në unionin personal nën drejtimin e Viktorio Emanuelit të Tretë.

Pjesën kryesore në këtë vepër e zenë ngjarjet ushtarake të viteve 1943-1944, ku pasqyrohet situata e ushtrisë italiane, rezistenca e tyre ndaj kundërshtarit të ri, bashkëpunimi me forcat shqiptare dhe deri tek fati i tyre, pas përfundimit të Luftës së II-të Botërore.

Në ceremoninë e përurimit të librit, që mbante vulën e Ministrisë së Mbrojtjes Italiane, ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Arben Imami, i cili e cilësoi librin si një botim me kontribut të rëndësishëm, i cili padyshim do t’i shërbejë edhe ushtarakëve që studiojnë pranë Akademisë sonë Ushtarake.

"Ngjarjet që ju përshkruani në këtë libër, ndodhën gjatë një periudhe tepër deçizive në vendin tim dhe në këtë kuptim vepra juaj është pjesë e pandarë e historiografisë shqiptare", tha Imami.

"Qëndresa e ushtarakëve italianë në Shqipëri”, është botuar për herë të parë në vitin 2000 në Itali. Në aspekte të veçanta libri i Coltrinarit është i njohur për studentët ushtarakë të Akademisë së Mbrojtjes, por vjen tashmë i plotë dhe i përkthyer në shqip.

Libri ka një natyrë historiko-ushtarake dhe përbën volumin e 9-të në serinë e rezistencës së ushtarakëve italianë prej armë-pushimit më 8 shtator të vitit 1943, i cili realizohet nga një komision i veçantë studimor i Ministrisë së Mbrojtjes Italiane.
(atsh/balkanweb)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet ta vazhdojë Sylvinho drejtimin e ekipit tonë kombëtar deri më 2026?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend

Zyrtarizohet largimi i Alibeajt nga grupi i PD, Nikolla lexon shkresën në Kuvend