SERBI - Kriza financiare që ka goditur Serbinë është mjaft e madhe saqë njerëzit detyrohen të kryejnë punë të ndryshme për të patur disa para më shumë në xhepat e tyre.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur me një të ri, profesioni i të cilit është figurant nëpër funerale. Në një faqe të internetit është publikuar një njoftim nga një djalë nga Novi Sadi, i cili këndon nëpër funerale.

"Këndoj në funerale për një pagesë prej 20 euro", shkruhej në njoftim. I riu shpjegonte gjithashtu se në raste të veçanta mund të kishte dhe ulje të pagesës.

"Për sa më shumë funerale, çmimi mund të zbritet. Vetëm në Novi Sad", thotë i riu.

Ai gjithashtu ka postuar në faqen e internetit edhe numrin e tij të telefonit, por jo identitetin e tij, dhe kjo për shkak se dëshiron të mbetet anonim.

Gjithashtu, ai thotë se kjo çështje është serioze dhe se mund të qajë vërtetë nëpër funerale.


(v.gj/shqiptarja.com)